1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Qëndrueshmëria në të drejtë

Më të lexuarat

Nga: Amer Halid

Qëndrueshmëria në të drejtë

Shpesh herë, ne përballemi me disfata dhe humbje të dhimbshme. Ngjarje të tilla e demoralizojnë myslimanin dhe ia shtojnë pesimizmin. Menjëherë pas çdo provokimi ne shpërthejmë më demonstrata dhe protesta, por me kalimin e ditëve fillojmë të ftohemi dhe e harrojmë atë që ndodhi.
Pas çdo agresioni, dhune dhe vrasjesh në Palestinë ne shpërthejmë në protesta, thirrje dhe solidaritet. Por pasi kalojnë disa kohë fillojmë dhe mësohemi me problemin. Gjendja në Palestinë vazhdon të jetë e nderë, kurse neve na dobësohet vullneti dhe vendosmëria, ashtu siç demoralizohemi. Jo vetëm kaq, por edhe lutjet fillojmë t’i pakësojmë, për të mos thënë që nuk lutemi fare.
Ajo që më frikëson është se pas çdo ngjarjeje të dhimbshme, neve na shtohet pesimizmi dhe demoralizimi. Vjen muaji i Ramazanit dhe i sheh shumë myslimanë t’i kthehen Zotit, vajza që veshin hixhabin, të rinj që falen etj… por menjëherë pas Ramazanit u rikthehen të njëjtit avaz. Shohim myslimanë që i qëndrojnë joshjes dhe tundimit të ryshfeteve, por pas një farë kohe i dorëzohen këtij tundimi dhe nuk duan t’ia dinë më për hallall dhe haram.
Ne kemi filluar të ftohemi në shumë çështje. Vetë namazin nuk e falim dhe nuk e ndjejmë si më parë. Ftohemi shumë shpejt edhe në rezistencën që i bëjmë pasurisë haram. Shohim të rinj që e marrin fenë me pasion, falen vetëm në xhami, luten dhe agjërojnë, por pas njëfarë kohe braktisin gjithçka dhe i kthehen jetës së qejfeve. A nuk jemi takuar kushedi sa herë me të rinj të tillë që na thonë: Edhe unë jam falur më parë, kam agjëruar etj…
Më e keqja është se armiqtë e islamit e kanë kuptuar diçka të tillë dhe kanë filluar t’a përdorin ftohjen dhe demoralizimin tonë për të zgjidhur problemet e tyre. Në momenti kur ftohemi, lëshimet tona janë më të mëdha, pasi askush nuk e ka mendjen. Ngritja e një problemi, përdoret për provokimin e njerëzve. Me kalimin e kohës, ata fillojnë të ftohen dhe nuk i kushtojnë më rëndësi. Me të ndodhur kjo, armiqtë i shtojnë kërkesat e tyre, duke përfituar akoma më shumë.
Përse demoralizohen njerëzit? Përse ftohen dhe u shtohet pesimizmi? Mos vallë sepse u intereson më shumë çështja e rizkut? Mos vallë sepse shqetësohen për të ardhmen e fëmijëve? Mos vallë është kjo dynja që i josh?
Gjithçka sa përmendëm ndikon në psikologjinë e njeriut dhe e bën të ftohet dhe ta anashkalojë çështjen me të cilën u solidarizua fillimisht. Është normale që njeriu të ftohet dhe të mos ketë të njëjtën ndjesi pas një farë kohe, por ajo që na ndodh ne si myslimanë është më e ekzagjeruar. Sado të ftohemi, ne si myslimanë duhet të përpiqemi që ta mbajmë çështjen të gjallë dhe prezent mes nesh, edhe pse jo si në fillim. Ne nuk duhet të demoralizohemi dhe të ftohemi tërësisht, shkurt, duhet të jemi të qëndrueshëm. Dhe kjo duhet të vazhdojë derisa të vdesim. Unë e di që është e pamundur që të gjithë njerëzit ta kenë dhe ta mbajnë gjallë këtë ndjesi, por përse të mos jesh ti o vëlla dhe oj motër ata që janë të qëndrueshëm?
Nëse do të kërkonim një model mbi qëndrueshmëri në të drejtë, nuk do të gjenim model dhe shembull më të mirë se shokët e Profetit a.s. Në të gjithë Gadishullin Arabik, ata ishin vetëm 1 % e popullsisë. Por ishin të qëndrueshëm në të drejtë dhe jo të lëkundur.
Armiqtë tanë e dinë këtë pikë të dobët tonën dhe problemet me ne i zgjidhin në momentin kur ftohemi dhe demoralizohemi.
 
Ku nevojitet qëndrueshmëria jonë?
1 – Qëndrueshmëria në të drejtë. Kjo nuk do të thotë që të mos jemi elastikë dhe të ekuilibruar në trajtimin e çështjeve. Aty ku duhet të mbash qëndrim, duhet ta mbash pa t’u dridhur dora. Nëse dikush të ofron ryshfet, mos e pranosh. Nëse ti o motër ke vendosur të veshësh hixhabin, ta bësh këtë dhe të mos hezitosh, edhe pse ke kundërshtarë. Obligimi është obligim dhe në raste të tilla duhet mbajtur qëndrim. Palestina është tokë e myslimanëve dhe ne nuk kemi përse ta mohojmë këtë. Ne do të vazhdojmë ta kërkojmë këtë të drejtë, pa u frikësuar dhe pa u druajtur.
2 – Qëndrueshmëria në përkrahjen e fesë.
3 – Qëndrueshmëria në bindjen e Zotit të madhëruar.
Në këtë temë, ne do të trajtojmë qëndrueshmërinë në të drejtë, çfarëdo qoftë kjo. Ne duhet të jemi të qëndrueshëm në të drejtë, ta përkrahim atë dhe ta duam, derisa të vdesim. Më ka prekur shumë qëndrimi i një vajze të re amerikane. Ajo është solidarizuar shpesh herë me popullin palestinez. Një herë, ajo doli para fadromës e cila synonte prishjen e shtëpive palestineze dhe nuk lëvizte. Dikush mund të mendojë se ajo ishte myslimane, por jo. Nuk ishte myslimane, por ishte nga ata që e përkrahin të drejtën kudo qoftë. Ajo e dinte që tokat dhe shtëpitë e palestinezëve ishin zaptuar padrejtësisht dhe për këtë u rreshtua përkrah tyre. Ajo që ndodhi më tej, është se kjo vajzë, edhe pse jomyslimane, edhe pse nuk rridhte nga një familje arabe por amerikane, mbeti i vrarë në tokën palestineze. Ky qëndrim, tregon që prindërit e kanë edukuar me këtë frymë.
Nëse një amerikane mban këtë qëndrim për çështjen palestineze, ç’mund të themi për të rinjtë tanë? Vallë sa prej tyre kanë mbajtur të njëjtin qëndrim?
 
Modele njerëzish që kanë qëndruar në të drejtë.
 
Shembulli i parë i përket imamit të nderuar, Ahmed ibnu Hanbel.  Në kohën e tij, disa filozofë përhapën fjalë tepër të rrezikshme mbi Kuranin famë lartë, fjalë që binin ndesh me besimin dhe kredon islame. Disa njerëz, ranë pre e këtyre mendimeve dhe i besuan. I vetmi që u bëri ballë këtyre mendimeve të rrezikshme dhe qëndroi i palëkundur në të drejtë, ishte imam Ahmedi. Të gjithë ishin rreshtuar me filozofët dhe ithtarët e tyre, kurse imam Ahmedi vazhdonte i vetëm të mbrojë kredon islame. Qëndrimi i imam Ahmedit është frymëzues për të gjithë ne, me qëllim që në raste kur e liga dhe harami është i qartë, ta kundërshtojmë me gjithë forcë. Nëse dikush të ofron ryshfet, duhet ta refuzojmë pa mëdyshje.
Të gjithë njerëzit që deri atëherë kishin qëndruar neutralë, prisnin vendimin dhe mendimin e fundit të imam Ahmedit lidhur me fjalët që qenë përhapur. Por imam Ahmedi vazhdonte në qëndrimin e tij të drejtë, edhe pse të gjithë figurat e pushtetit por erdhe të fesë ishin kundër tij. Ky qëndrim, bëri që ai të burgosej dhe të dënohej. Ditën që e futën në burg, ai tha:” Për Zotin, nuk i frikësohem burgut, pasi e kam njëlloj si shtëpinë time. Nuk i frikësohem as vrasjes, pasi do të vdes shehid. Ajo të cilës i frikësohem, është kamxhiku.”
Kur e morën për ta torturuar, ai u zverdh në fytyrë dhe dridhej. Teksa kalonte në korridoret e burgut, pa një hajdut, të cilin kushedi sa herë e kishin arrestuar për vjedhje. Ai quhej Ebu Hejthem El-tajjar. Hajduti e pa Imam Ahmedin dhe kur dalloi frikën në fytyrën e tij, i tha:”O Imam, tregohu i vendosur në të drejtën. Nëse jeton do të jetosh me nder dhe nëse vdes, vdes si dëshmor. O Imam! Unë kam njëzet e pesë vite që hyj e dal nga ky burg. Më kanë qëlluar me kamxhik tetëmbëdhjetë mijë herë të ndara. Unë, këtë durim e kam bërë për shejtanin, kurse ti bëje për Rahmanin (Allahun). Për Zotin, o Imam, dy goditjet e para janë të dhimbshme. Pastaj nuk e ndien ku të godet kamxhiku!”
Tregon Imam Ahmedi: ”Nga këto fjalë, m’u duk sikur vendosmëria hyri në ato çaste në zemrën time.”
Thuhet që pasi përfundoi kjo sprovë, imam Ahmedi është lutur çdo natë për këtë hajdut, ku thoshte:”O Zot fale Ebu Hejthem Et-tajjar!”
Kur e dëgjonte djali i tij i thoshte:”Si lutesh për një hajdut o baba?!”
Imam Ahmedi ia kthente:”Ai më dha forcë dhe kurajë.”
Imam Ahmedi, edhe pse u godit me kamxhik në shesh, vazhdoi të jetë i qëndrueshëm. Tregon njëri nga xhelatët që e torturonin Imam Ahmedin: ”Për Zotin, e kam torturuar aq shumë, saqë sikur të kishte qenë elefant, do ishte shembur përtokë. E godisja mbi shpinë dhe mendoja se kamxhiku do t’i dalë nga goja.”
Një ditë e torturuan shumë rëndë dhe imam Ahmedi i humbi ndjenjat. Halifeja i urdhëroi t’i japin ujë për të pirë. Por kur ia afruan ujin tek goja, ai u përmend dhe u tha:”Nuk dua të pij ujë se agjëroj.”
Ne e lusim Zotin që të mos përballemi me sfida dhe sprova të tilla si ajo e imam Ahmedit, por të paktën të mbajmë një çështje të caktuar të gjallë në zemrat tona. Le të mbetet e gjallë çështja palestineze në zemrat tona.
Duke e parë në një gjendje të mjeruar, dikush vajti tek imam Ahmedi dhe i tha:”O imam! Unë të shoh të rraskapitur. Ti ke dhe fëmijë, prandaj hiq dorë më mirë.”
Por imam Ahmedi ia ktheu:”Nëse ky është arsyetimi jot, dije se unë nuk mendoj kështu.” Më pas i tha:”Hidhi sytë nga njerëzit! Ata presin një fjalë nga Ahmed ibnu Hanbeli. Shkarja e një të dituri, është shkarje e tërë njerëzisë.”
 
Qëndrueshmëria e Umer El-muhtar. Emri i tij është bërë i njohur për të gjithë ne. Ai vazhdoi të luftojë për çështjen e vendit të tij edhe pse në moshën shtatëdhjetë e tre vjeçare. Edhe pse i moshuar, ai demonstroi një qëndrueshmëri të rrallë para gjykatës italiane.
Gjykatësi e pyeti:”A ke luftuar kundër shtetit italian?”
Umer El-muhtar:”Po.”
Gjykatësi:”A i ke nxitur njerëzit që të luftojnë kundër Italisë?”
Umer El-muhtar:”Po.”
Gjykatësi:”A e din se çfarë dënimi e pret një njeri që e pranon këtë?”
Umer El-muhtar:”Po.”
Gjykatësi:”Sa vite ka që lufton kundër ushtrisë italiane?”
Umer El-muhtar:”Dhjetë vite.”
Gjykatësi:”A je penduar për atë që ke bërë?”
Umer El-muhtar:”Jo.”
Gjykatësi:”A e din se mund të dënohesh me varje?”
Umer El-muhtar:”Po.”
I gjendur para një burri të tillë, gjykatësi thotë:”Mua më vjen keq që një burrë si ti, të ketë një fund të tillë.”
Kurse Umer El-muhtar ia ktheu:”Në fakt, kjo është mënyra më e mirë për ta mbyllur jetën.”
Më pas, gjykatësi i thotë:”Kemi vendosur të ta falim jetën përfundimisht, por me një kusht: T’u shkruash luftëtarëve libianë që të mos na luftojnë më.”
Umer El-muhtar e pa me vëmendje në sy dhe i tha:”Gishti im tregues i cili dëshmon në çdo namaz se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguari i Tij, nuk mund të shkruajë qoftë dhe një fjalë të padrejtë.”
Në fund, ai u ekzekutua dhe vdiq si shehid.
Ndoshta, sot është e pamundur që ne të përballemi me situata të tilla. Ajo që pritet dhe kërkohet prej nesh, është që çështjet islame t’i ruajmë të shenjta në zemrat tona, të kemi dëshirën dhe pasionin për ta ndryshuar gjendjen dhe jo të biem në pesimizëm. Edhe pse nuk kemi gjë në dorë për ta ndryshuar situatën në xhaminë Aksa, të paktën të mos shuhet dashuria për këtë vend të shenjtë, të mos shuhet dëshira për t’ua rikthyer myslimanëve çdo pëllëmbë tokë që u është zaptuar dhe grabitur padrejtësisht. Unë i drejtohem çdo nëne myslimane që fëmijën që ka në bark, ta edukojë ashtu siç u edukua Salahudin Ejubi dhe t’ia kushtojë kauzës islame.
Vullneti dhe vendosmëria jonë nuk kanë përse të shuhen, por duhen mbajtur gjithmonë të ndezura. Lutjet dhe përgjërimi ynë që Zoti të na ndihmojë dhe t’i ndihmojë myslimanët kudo që ndodhet nuk duhet të zbehen. Qëndrueshmëria jonë në të drejtë nuk ka përse të fishket dhe të zvetënohet. Të rinjtë tanë që sapo i kanë hyrë rrugës së fesë, të mos dorëzohen dhe t’i rikthehen sërish rrugës së keqe dhe gjynaheve.
Modeli i tretë është i Seid ibnu Xhubejr-it. Ai u sprovua me Haxhaxh ibnu Jusufin, i cili ishte gjakderdhës dhe i pamëshirshëm. Nga dora e Haxhaxhit u vranë dhe u torturuan shumë myslimanë. Send ibnu Xhubejri e kundërshtoi këtë dhunë dhe gjakderdhje. Pas njëfarë kohe të cilën e kaloi në përndjekje, ai u arrestua dhe u vendos që do të ekzekutohej. Dialogu që u zhvillua mes Haxhaxhit dhe Seid ibnu Xhubejr-it dëshmon qëndrueshmërinë e këtij të fundit në të drejtë. Qëndrime të tilla si i Seid ibnu Xhubejr, na bëjnë krenar edhe sot pas dhjetëra shekujsh.
Edhe pse ia dinte emrin, Haxhaxhi e pyeti me qesëndi:”Si të quajnë”
Seid iu përgjigj:”Seid (i lumtur) ibnu Xhubejr.”
Baxhaxhi i tha:”Në fakt, ti je Shekij (i mjerë) ibnu Kusejr (i thyer).”
Seid ibnu Xhubejr:”Është nëna ajo që ma ka vënë këtë emër dhe ajo e ka ditur më mirë.”
Haxhaxhi ia ktheu:”I mjerë je ti dhe e mjerë është dhe nëna jote.”
Seid iu përgjigj:”Të mjerë janë ata që do të hidhen në zjarr të xhehenemit. Mos të është zbuluar e fshehta që mendon se jam i mjerë?!”
Haxhaxhi ia ktheu:”Jetën e kësaj bote, do të ta zëvendësoj me zjarr që përcëllon.”
Send iu përgjigj:”Po ta dija se kjo është në dorën tënde, do të adhuroja ty si zot, në vend të Allahut.”
Haxhaxhi e pyeti:”Përse ka kaq kohë që fshihesh prej meje?”
Seid iu përgjigj:”Jam fshehur prej teje, ashtu siç u fsheh dhe u arratis Musai nga Faraoni. Ai i tha (Shuara, 21)
Haxhaxhi:”Zgjidh si e ke qejf të vdesësh.”
Seid ibnu Xhubejr:”Zgjidhe ti si do të vdesësh o Haxhaxh. Për Zotin, sido të më vrasësh, ashtu do të të vrasë dhe Zoti Ditën e Kijametit si hakmarrje për këtë që po bën.”
Haxhaxhi i tha:”Do të vras, ashtu siç nuk kam vrarë njeri më parë.”
Seid iu përgjigj:”Do më shkatërrosh jetën e kësaj bote, por do të shkatërroj jetën e botës tjetër.”
Haxhaxhi thirri i xhindosur:”Shpatën dhe lëkurën ( lëkura vendosej poshtë të vrarit që të mbajë vendin e pastër nga gjaku)
Seid ibnu Xhubejr buzëqeshi lehtë. Haxhaxhi e vuri re dhe e pyeti:”Përse buzëqesh?”
Seid ibnu Xhubejr:”Pasi çuditem me guximin tënd për të thyer urdhërat e Zotit dhe çuditem me urtësinë dhe durimin e Zotit ndaj teje.”
Kush prej nesh qëndron në të drejtë siç qëndroi Seid ibnu Xhubejr?
Për shkak të sfidave dhe sprovave të shumta të cilat na kanë rrethuar nga të katër anët, ne jemi çoroditur dhe e kemi harruar të drejtën.
Thotë Profeti a.s (Tirmidhiu)
Duke iu drejtuar xhelatit të tij, Haxhaxhi i thirri:”Hiqja kokën!”
Menjëherë, Seid ibnu Xhubejri kthehet nga drejtimi i Qabes dhe thotë:” !” (En’am, 79)
” Kjo bëri që Haxhaxhi të vlojë nga zemërimi duke bërtitur me të madhe tha:”Mos e lejoni të kthehet nga Qabeja! Kthejeni në çfarëdo lloj drejtimi tjetër.”
Por Seidi e pasoi këtë me ajetin:” (ana) (Bekare, 115)
Haxhaxhi tha:”Ia vendosni fytyrën përtokë!”
Seidi tha (Taha, 55)
I xhindosur, Haxhaxhi thirri:”Vriteni këtë armik të Zotit. Për Zotin nuk kam parë njeri që i përshtat ajetet e Kuranit me situatën si ky.”
Seid i tha:”Dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është robi dhe i dërguari i Tij. Merre këtë prej meje o Haxhaxh dhe do të takohemi Ditën e Kiametit.”
Më pas ngriti duart dhe u lut:”O Zot! Mos i jep pushtet Haxhaxhit ndaj askujt tjetër pas meje!”
Xhelati i Haxhaxhit e qëlloi Seidin në kokë dhe ai vdiq.
Vetëm pesëmbëdhjetë ditë pas vrasjes së padrejtë të tij, Haxhaxhi sëmuret rëndë. Gjatë sëmundjes, ai shpesh herë humbiste ndjenjat. Kur përmendej thërriste:”Shoh Seid ibnu Zubejrin që më kap për fyti dhe më thotë:”Përse me vrave?!”
Gjatë këtyre pesëmbëdhjetë ditëve, Haxhaxhi nuk vrau askënd. Kështu Zoti ia pranoi lutejn Seidit para se të vritej.
Sa herë që humbiste ndjenjat, Haxhaxhi shihte Seidin duke e vrarë dhe kur përmendej u thoshte të pranishmëve:”Më mbroni nga Seidi, ai po më vret!”
Ndonjëherë, një person që vritet mbron një umet të tërë nga devijimi. Prandaj, nëse të gjithë njerëzit degjenerohen, ti mos u degjenero. Nëse të gjithë njerëzit nuk luten më, ti vazhdo të lutesh. Nëse të gjithë myslimanët e harrojnë xhaminë Aksa, mos e harro ti. Nëse të gjithë njerëzit e neglizhojnë namazin në xhami dhe adhurimin, ti mos e bëj këtë. Nëse të gjithë njerëzit i thyejnë ligjet e Zotit, ti mos is thyej.
E lusim Zotin e madhëruar që të na bëjë të qëndrueshëm në rrugë të drejtë!
 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit