0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Qëndro i mprehtë! – Porosi aq motivuese

Më të lexuarat

Qëndro i mprehtë!

Një herë një druprerës i fortë kërkoi punë te një tregtar i lëndës së drurit, dhe e fitoi atë. Pagesa dhe kushtet e punës ishin vërtet të mira. Për këtë shkak, druprerësi vendosi që ta jap maksimumin. Punëdhë- nësi i tij i dhuroi një sopatë dhe ia tregoi vendin ku duhej të punojë. Ditën e parë, druprerësi solli 18 dru.

“Të lumtë”, i tha punëdhënësi atij. “Vetëm vazhdo në këtë drejtim!” Këto fjalë motivuese të punëdhënësit e nxitën edhe më shumë druprerësin që të punojë edhe më fortë, por të nesërmoen ai solli 15 dru. Ditën e tretë ai u mundua edhe më tepër, por solli vetëm 10 dru. Ditë për ditë ai sillte pak e më pak dru.
“Unë sigurisht e humbas forcën”, mendoi druprerësi. Dhe vendosi të shkoi të kërkoj falje, duke i thënë se nuk e kupton përse ndodh kështu.
“Kur për herë të fundit e ke mprehur sopatën?” e pyeti punëdhënësi.
“Mprehje? Unë kam qenë aq i angazhuar sa që s’kam pasur kohë ta mpreh sopatën. Kam qenë i angazhuar me prerjen e drurëve.”
Edhe jetët tona janë të tilla.
“Ne disa herë jemi aq të angazhuar sa që s’kemi kohë ta mprehim sopatën.” Në botën e sotme, duket që çdokush është më i angazhuar sa kurdoherë, mirëpo më pak i lumtur se kurdoherë.

Përse ndodh kështu? Si duket ne kemi harruar se duhet të qëndrojmë të mprehtë?
Nuk ka asgjë të keqe me aktivitetet dhe punën e rëndë. Por, Zoti nuk don që të jemi aq të angazhuar dhe t’i neglizhojmë gjërat e rëndësishme në jetë, siç është koha për namaz, lexim etj.. Ne të gjithë kemi nevojë për kohë relaksimi, mendimi dhe meditimi, të mësojmë dhe rritemi.

Në qoftë se nuk ndajmë kohë ta mprehim sopatën, ne do të bëhemi të pamprehtë dhe do ta humbim efektshmërinë tonë. Ndaj, fillo sot! Mendo rreth rrugëve përmes së cilave do ta bësh punën tënde më të efektshme dhe do t’i japësh vlera të shumta asaj.

(Marrë nga:islamway.com/albislam)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit