Më parë, kur industria nuk ishte kaq zhvilluar, pjesën më të madhe të punës njerëzit e kryenin me krahë. Si pasojë e kësaj, ata duhet të qëndronin me orë të tëra në këmbë, por në ditët e sotme gjendja ka ndryshuar. Mesatarisht ne shpenzojmë 9,6 orë në ditë në karrige të ulur, ku sipas përllogaritjeve i bie që ju të qëndroni ulur 31 vite të jetës suaj.
Të qëndruarit në karrige për orë të gjata ka mjaft efekte negative. Trupi i njeriut është krijuar për të lëvizur (çdo ditë duhet të ecim dy orë), prandaj ulja e gjatë dëmton mëlçinë, peshën e trupit, trurin, shëndetin mendor, ndërsa mungesa e lëvizjes mund të shkurtojë edhe jetën. Shkencëtarët kanë dalë në konkluzionin se nëse ju qëndroni ulur gjithë ditën, jeni 1 cm më i shkurtër natën, se sa kur zgjoheni. Një tjetër studimi del në përfundimin se qëndrimi ulur për kohë të gjatë është më e rrezikshme se pirja e duhanit.
Efektet negative të qëndruarit ulur nuk mbaron me kaq. Ju do të keni dhimbje shpine, do të ndiheni më të lodhur dhe më të trashë. Nëse jeni të detyruar që të punoni ulur, minimumi që mund të bëni është që të qëndroni drejt në karrige dhe të shkoni shpesh në palestër apo të bëni ushtrime në natyrë. Por shkencëtarët nga Kolegji Mbretëror në Londër analizuan 38 strategjitë e projektuara për të minimizuar kohën që e kalojmë ulur dhe arritën në përfundimin se ngritja e rregullt nga karrigia është mënyra më e mirë. Pra zgjidhja është për të reduktuar kohën e kaluar ulur në vend të rritjes së aktivitetit fizik.