4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Qëndrimi në vendet joislame për të bërë davet

Më të lexuarat

megaphone speaker_blue

Pyetja
I Dërguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Unë distancohem nga myslimani që jeton në mesin e mushrikëve.”
Sot ka me qindra mijëra myslimanë të cilët jetojnë në mesin e mushrikëve. Ndërsa, njerëz të mirë kanë shkuar atje dhe kanë ndërtuar shkolla islame që së pari t’i mësojnë myslimanët, e më pas për të thirrur në islam.
A është e lejueshme për mësuesin që të jetojë atje për t’i mësuar apo për të thirrur në islam?
Dhe a i lejohet ta pranojë këtë e të jetojë në mesin e mushrikëve?

 

Përgjigja nga Sheikh Uthejmini (Allahu e mëshiroftë):

 

Nuk ka dyshim se është e dëmshme jetesa në mesin e mushrikëve. Njeriu e shtyn veten e tij në sprova dhe sherr. Por në qoftë se kjo sprovë apo ky sherr shpie në një dicka që hajrin e ka edhe më të madh, si p.sh. të shkosh në ato vende dhe të thërrasësh njerëzit në fenë e Allahut ose t’i mësosh myslimanët në besimin (akiden) e vërtetë, kjo është e lejuar.
Në këtë rast dobia është më e madhe sa sa dëmi i mundshëm.

Hadithi: “Unë distancohem nga myslimani që jeton në mesin e mushrikëve.”

Mund të kuptohet edhe ndryshe, duke pasur për qëllim, atë i cili nuk është në gjendje të praktikojë fenë e tij ndryshe nga personi i cili mund ta praktikojë fenë e tij. Megjithatë, është më mirë për të kuptuar hadithin në formën e përgjithshme. Kështu që është e lejueshme jetesa në ato vende, nëse është më e dobishme për islamin dhe myslimanët një gjë e tillë.

 

Burimi: Lika el-Bab el-Maftuh (57 A)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit