-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Qëndrimi i BFI të RMV për rastin në fshatin Prisillë – Krushevë

Më të lexuarat

Bashkësia Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë së Veriut, reagon ndaj qëndrimit të një grupi individësh, të cilët kanë ngritur iniciativë për të vendosur kryq mbi fshatin Presill- Komuna e Krueshevës, akt i cili ka nxit pakënaqësi të madhe tek banorët e fshatit, në të cilin jetojnë 99% shqiptarë të konfesionit islam.
Këtë veprim, BFI e RMV e konsideron si një akt tendencioz i cili tenton të provokojë dhe nxit prishjen e marrëdhënieve ndërkonfesionale dhe bashkëjetesën në Komunën e Krushevës.
Apelojmë deri tek grupi në fjalë, të cilët nuk janë as banorë të këtij fshati, që të ndërpresin këtë akt provokues, sepse kjo aspak nuk i duhet shoqërisë sonë në këtë kohë. Njëherit, këshillojmë banorët e fshatit Prisillë që të jenë të përmbajtur dhe të evitojnë çdo konflikt të mundshëm eventual. Poashtu BFI e RMV kërkon nga faktorët politik dhe fetar të Krushevës, në veçanti nga Kryetari i Komunës Z. Tome Hristovski që të ndërmerr hapa të duhur ligjor që të mos eskalojë situata.
BFI e RMV dhe Muftinia e BFI në Prilep po e përcjell me kujdesin dhe përgjegjësinë më të madhe situatën e krijuar dhe bashkë me organet kompetente do të jetë në shërbim të qetësimit të situatës.
Objektet fetare dhe simbolet fetare duhet të jenë në shërbim të paqes, bashkëjetesës dhe harmonisë fetare dhe të ndërtohen për nevojat shpirtërore të besimtarëve në vendin ku jetojnë.
 
***
 
Ставот на ИВЗ на РСМ за случајот во село Присила – Крушево
 
Исламската Верска Заедница на Република Северна Македонија реагира на односот на група поединци, кои презедоа иницијатива за поставување крст на село Пресил – општина Крушево, чин што предизвика големо незадоволство кај жителите на ова село, во кое живеат 99% жители Албанци од исламска вероисповед.
ИВЗ на РСМ оваа акција ја сметаат за тенденциозен чин кој има тенденција да предизвика рушење на меѓуконфесионалните односи и соживотот во општина Крушево.
Апелираме до горенаведената група, кои не се ни жители на ова село, да го прекинат овој провокативен чин, бидејќи ова не и е потребно на нашето општество во овој момент, воопшто.
Воедно, ги советуваме жителите на село Присила да бидат воздржани и да избегнуваат било каков евентуален конфликт.
ИВЗ на РСМ бараат и од политичките и верските фактори на Крушево, особено од Градоначалникот на општината г-дин Томе Христовски, да преземат соодветни законски чекори за да се спречи ескалација на ситуацијата.
ИВЗ на РСМ и Муфтиството на ИВЗ Прилеп со најголема грижа и одговорност ја следат создадената состојба и заедно со надлежните органи ќе бидат во служба на смирување на ситуацијата.
Верските Објекти и верските симболи треба да бидат во служба на мирот, соживотот и верската хармонија и да се градат за духовните потреби на верниците во местата каде што тие живеат.
 
 
***
 
The reaction of the IRC of RMV on the case in the village of Prisilla – Krushevo
 
The Islamic Religious Community of the Republic of North Macedonia reacts to the attitude of a group of individuals, who have taken the initiative to place a cross on the village of Presill – Municipality of Krueshevo, an act which has caused great dissatisfaction among the residents of the village, in which 99% of residents are Albanians of the Islamic confession.
IRC of RNM considers this action, as a tendentious act which tends to provoke the breakdown of inter-confessional relations and coexistence in the Municipality of Krushevo.
We appeal to the group in matter, who are not even residents of this village, to stop this provocative act, because our society does not need this at all at this time. At the same time, we advise the residents of the village of Prisilla to be restrained and avoid any potential conflict.
The IRC of RNM also requests from the political and religious factors of Krushevo, in particular the Mayor of the Municipality Mr. Tome Hristovski, to take appropriate legal steps so that the situation does not escalate.
The IRC of RNM and the Muftiny of the IRC Prilep are monitoring the created situation with the greatest care and responsibility and together with the competent bodies will be at the service of calming the situation.
Religious objects and religious symbols should be in the service of peace, coexistence and religious harmony and should be built for the spiritual needs of believers in the places where they live.
 
 
 
 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit