-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024


Qëndresa e palestinezëve në Gaza: ç’po po u mëson muslimanëve në mbarë botën?

Më të lexuarat

Vendosmëria dhe besimi në Zot i një populli që refuzon të gjunjëzohet

Shejh MA Kholvadia*

Shtypja dhe mizoritë e përjetuara kundër palestinezëve në Gaza na kanë lënë të tmerruar. Dhe me të vërtetë, duhet të jemi. Gjithçka që kanë vuajtur ka qenë në kundërshtim me dinjitetin njerëzor, për këtë nuk ka dyshim.

E megjithatë, një gjë tjetër është shfaqur hapur në këtë kohë shumë të tmerrshme gjenocidi dhe shfrytëzimi, ku njerëzit po torturohen dhe vriten brutalisht: qëndresa dhe besimi i një populli që refuzon të gjunjëzohet.

Jo vetëm që besimi te Zoti dhe bindja në vlerat e tyre ka mbetur i palëkundur – por ata vetëm janë forcuar më shumë në përkushtimin dhe vendosmërinë e tyre. E kemi parë këtë vazhdimisht, duke qenë dëshmitarë të rrëfimeve të njerëzve në Gaza që ripohojnë dashurinë e tyre për Zotin dhe për Profetin Muhamed, dhe që e përdorin besimet e tyre si ngushëllim në rrethanat më të dëshpëruara.

Sigurisht, palestinezët në Gaza nuk duhet të viheshin në këtë pozitë në radhë të parë. Ata nuk kanë nevojë t’i tregonë botës një vendosmëri dhe forcë të tillë. Ajo që nevojitet është që t’i jepet fund e luftës, urgjentish. Bashkësia ndërkombëtare, sidomos SHBA-ja dhe Perëndimi kolektiv, kanë shumëçka për t’u përgjigjur.

Megjithatë, populli i Gazës po u jep muslimanëve në mbarë botën mësime të paçmueshme. Qëndrushmëria e popullit të Gazës përballë vështirësive mund të na frymëzojë që të mos dëshpërohemi dhe të mos i dorëzohemi presionit për të bërë kompromis me besimin dhe përkushtimin ndaj besimit tonë.

Ky është një mësim i madh për shumë prej nesh në Shtetet e Bashkuara, ku edhe aty muslimanët testohen, pasi krimet e urrejtjes dhe Islamofobia janë shtuar, veçanërisht që nga shpërthimi i luftës.

Nëse marrim një faqe nga libri i tyre, do të lexojmë diçka që mund të konsiderohet hiç më pak se mrekulli.

Përballë shkatërrimit të plotë, palestinezët po ngrihen në këmbë dhe po thonë: “Allahu është Zoti ynë”. Ata janë grihen në këmbë dhe kryejnë faljen e namazit të xhenazeve me xhemat. Ata vazhdojnë t’i respektojnë parimet e Islamit, edhe nëse kjo nënkupton përdorimin e ujit të shiut për të marrë abdes para namazit. Ata qëndrojnë në këmbë dhe ende e thirrin ezanin.

Këta janë njerëz që ose janë vrarë ose kanë vuajtur vrasjet e njerëzve të tyre të dashur. Shumë prej tyre thjesht presin të vdesin. Ata nuk e dinë se çfarë do të ndodhë me ta. Po na tregojnë shumë teksa historia shpaloset para syve tanë.

Në ballë, ne shohim se persekutimi i Izraelit ndaj popullit të Gazës është i gabuar. Është i neveritshëm. Është çnjerëzore dhe këtë duhet ta themi. Ne duhet të flasim për këtë dhe të përpiqemi ta ndalojmë me aq sa mundemi. Duhet të protestojmë. Së paku, duhet të lutemi për ta.

Por ne gjithashtu fitojmë një perspektivë unike. Ka muslimanë në të gjithë botën që po  persekutohen.

Mund të tregojmë lehtë muslimanët që po lëndohen kudo – qoftë në Kashmir, Kinë, Mianmar, Somali, Jemen apo Bosnje. Shumë shpesh, nuk ka ndihmë në horizont. Por palestinezët u kanë treguar shtypësve të tyre: “Hej, më jep grushtin tënd më të fortë. Unë do të qëndroj në ring. Unë nuk do të bie. Besimi im do të bëhet më i fortë.”

Ky është mësimi që duhet të marrim, veçanërisht në vende si SHBA. Po, ne përjetojmë beteja, mund të na shikojnë me dyshim, njerëzit mund të na tallen dhe të na shajnë. Por ndoshta ne mund të adoptojmë një këndvështrim tjetër. Edhe pse ka shqetësime legjitime, ato zbehen në krahasim me vuajtjet e palestinezëve.

Përmes kësaj tragjedie të madhe, muslimanët në mbarë botën janë në të njëjtën anë; të gjithë bien dakord se kjo është e gabuar. Ne jemi të bashkuar në këtë. E kjo gjë duhet vlerësuar.

Në Kuran, na kujtohet rëndësia e durimit dhe këmbënguljes përballë fatkeqësive. Populli i Gazës i mishëron këto virtyte, duke refuzuar të thyhet nga sprovat me të cilat po përballet.

Vendosmëria e tyre e palëkundur është një dëshmi e forcës së shpirtit njerëzor. Pavarësisht vuajtjeve të paimagjinueshme që durojnë, ata vazhdojnë të rezistojnë. Besimi i tyre shërben si burim force dhe guximi.

Ata refuzojnë të heshtin edhe përballë vështirësive të paimagjinueshme. Besimi i tyre i palëkundur shërben si një fener shprese për muslimanët në mbarë botën. /Tesheshi.com/

*Sheikh MA Kholwadia është themeluesi dhe drejtori i Kolegjit Darul Qasim, një institut i arsimit të lartë islam në Çikago, Illinois. Ai është një teolog i njohur ndërkombëtarisht, udhëheqës dhe mësues i komunitetit musliman. Ai gjithashtu konsiderohet gjerësisht një autoritet në fushën e filozofisë islame.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit