2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Qejfpaprishja serbe me Rusinë, si e përligj Rama

Më të lexuarat

Kryeministri shqiptar shpjegon raportin me Vuçiçin

Në një intervistë për gazetën gjermane Frankfurter Rundschau, komentoi marrëdhënien e tij me Presidentin serb Vuçiç.

“Ne kemi një marrëdhënie të mirë personale edhe pse herë pas here nuk pajtohemi. Për shembull, ai thotë ‘e ashtuquajtura Kosovë’. Unë them ‘shteti i pavarur i Kosovës’. Ne tani i zgjidhim mosmarrëveshjet tona në një mënyrë të civilizuar”, tha Rama.

Ndërsa i pyetur nëse është i shqetësuar nga fakti që Beogradi kohët e fundit është kthyer drejt Rusisë, Rama kishte këtë përgjigje: “Historia bën diferencën. Kemi vuajtur shumë nga Bashkimi Sovjetik dhe Kina. Kjo është arsyeja pse ne jemi pro amerikanë. Serbia ka një histori tjetër, por Beogradi nuk e mbështet në asnjë mënyrë luftën e Putinit. Por, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka një problem, pasi ekonomia e Serbisë është shumë e varur nga gazi dhe nafta ruse”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit