0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Që 60 vite nuk të është pranuar namazi

Më të lexuarat

Ebu Hurejre-Allahu qoftë i kënaqur me atë- thotë:
-Njeriu falet 60 vite dhe atij nuk i është pranuar namazi.- I thanë:
-Si ka mundësi?- Ai u përgjigj:
-Nuk i ka plotësuar rukutë, sexhdet, kijamin (qëndrimin në këmbë).
Omer ibn Hatabi-Allahu qoftë i kënaqur me atë- thoshte:
-Njeriu thinjet në Islam dhe nuk e ka plotësuar qoftë edhe një rekat të vetëm për Allahun.- E pyetën:
-Si ka mundësi? Ai u përgjigj:
-Nuk i ka plotësuar rukutë dhe sexhdet e namazit.
Ahmed ibn Hambeli -Allahu e mëshiroftë- thotë:
-Do të vijë një kohë kur njerëzit falen e në fakt nuk falen. E unë kam frikë, që ajo kohë mund të jetë koha jonë.
Çfarë do të thoshte imam Ahmedi sikur të vinte në këtë kohë dhe të shikonte gjendjen tonë?
Imam Gazaliu -Allahu e mëshiroftë- thotë:
Njeriu bën sexhde dhe ai mendon, se me atë është afruar tek Allahu i Lartësuar! Pasha Allahun, sikur të peshohej mëkati i asaj sexhde do t’i shkatërronte banorët e vendit të tij.- E pyetën:
Si ka mundësi?- Ai u përgjigj:
-Bën sexhde me kokën e tij para Allahut, ndërsa ai është i preokupuar me epshet, mëkatet dhe dashurinë për këtë botë, atëherë çfarë sexhde është kjo?….
Muhamedi alejhi selam ka thënë: “Kënaqësia ime është bërë në namaz”.
Për Allahun, a i ke falur ndonjëherë dy rekate namaz e ato të kenë qenë për ty kënaqësi?
A je përmalluar ndonjëherë të kthehesh shpejt në shtëpi për të falur dy rekate namaz për Allahun?
A je i përmalluar për natën që po vjen, që të vetmohesh me Allahun?
Allahu ka thënë: “A nuk është koha që zemrat e atyre që besuan të zbuten me këshillat e Allahut dhe me atë të vërtetë që zbriti (me Kuranin),…” Hadidë 16.
Abdullah ibn Mesudi -Allahu qoftë i kënaqur me atë- ka thënë:
-Mes Islamit tonë dhe zbritjes së këtij ajeti nuk kishte më shumë se katër vite dhe Allahu na qortoi, e ne qamë shumë për mos-frikën tonë në namaz, gjë për të cilën Allahu na qortoi. Dilnim dhe qortonim njëri-tjetrin dhe i thoshim:
-A nuk e ke dëgjuar fjalën e Allahut: “A nuk është koha që zemrat e atyre që besuan të zbuten me këshillat e Allahut…”. Hadide 16. Disa nga ne uleshin dhe qanin për qortimin e Allahut.
-A mos vallë e ke ndjerë ti, se Allahu po të qorton përmes këtij ajeti? Mos shiko se sa i vogël është mëkati, por shiko se kujt po i bën mëkate.
Përshtati: Hoxhë Valdet Kamberi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit