7.9 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Qe 10 vite jeton në Kosovë një prift katolik PEDOFIL!

Më të lexuarat

Personi i arrestuar dje nga Policia e Kosovës si i dyshuar për pedofili, është një ish-prift i cili qysh në vitin 2012 është në kërkim të Policisë në Britani. Emri i tij është Laurence Soper dhe ka vite të tëra që ka jetuar në Pejë. Qytetarët e njohin si njeri të mirë por në Angli ai njihet si “djalli me jakë qeni”.

Policia e Kosovës raportoi të enjtën se kishte arrestuar në Pejë një qytetar britanik në bazë të urdhëresës ndërkombëtare evropiane të lëshuar nga Britania e Madhe, Divizioni Kundër Krimit të Organizuar.  Shtetasi i Anglisë, është arrestuar në Rr. “Ramiz Xhema”, me dyshimet që ka kryer veprën penale të pedofilisë.

Policia nuk ka bërë publike asnjë detaj tjetër zyrtarisht. Por një burim i Policisë ka vërtetuar hulumtimin e Insajderit që fakton se i arrestuari është Laurence Soper, i cili qysh në vitin 2012 është i kërkuar për pedofili.

Insajderi ka biseduar me qytetarë të Pejës të cilin ish-priftin e njohin me emrin Andrew.

Por emri i vërtetë i tij është Laurence Soper dhe ai ka banuar qe 10 vite me një shtëpi në Pejë. Por nuk ka pasur asnjë punë të caktuar.

prifti

“Ai ka shumë vite që jeton në Pejë. Askush nuk e din saktësisht me çka është marrë pasi ka qenë i ndrojtur”, tha një qytetar i Pejës i cili nuk deshi të flas me emër. Por ai ka qenë banor i po të njëjtës lagje me ish-priftin.

Një tjetër banor i Pejës, i ka thënë Insajderit se Andrew apo Laurence Soper ka qenë një person që e kanë njohur për të mirë.

“Ai ka jetuar në një shtëpi të një shokut tim. Kam folur dhe jam takuar me të disa herë. Ka qenë një person që nuk ka bërë ndonjë punë të caktuar në Pejë. Thoshte se do ta shkruaj një libër”, thotë banori i Pejës.

Banori nuk dëshiron të flas me emër dhe thotë të jetë shokuar nga informacioni që ka marrë. Të dy banorët të cilët kanë biseduar me Insajderin e kanë konfirmuar faktin se fotografia e ish-priftit dhe personit të arrestuar është e njëjtë.

“Po ky është personi. Është e tmerrshme”, thotë qytetari i intervistuar nga Insajderi.

prifti

Historia e tij është e njohur edhe në mediat ndërkombëtare. Sipas “The Telegraph” Lauence Soper akuzohet për abuzim të fëmijëve në shkollën e Shën Benediktit, një shkollë private e pavarur katolike pjesë e kishës në Londër.

Para se të jetonte në Londër, gjatë viteve 1991-2000, Soper kishte jetuar në një manastir në Romë.

Megjithatë ai kishte vazhduar t’i ikte Policisë edhe pse në vitin 2010 ishte arrestuar nga Policia por ishte liruar për të vazhduar më tej hetimi. Ai kurrë nuk është paraqitur më.

Policia në Britani të Madhe kishte dyshuar në vitin 2012 se ai mund të ishte në Itali por më pas nuk ka informacione.

Ish-prifti dyshohet se ka abuzuar me fëmijë qysh para 20 viteve. Ai ka punuar si mësimdhënës nga viti 1973-1983 dhe u bë administrator i shkollës së Shën Benediktit në vitin 1975 ku punoi deri në vitin 1991.

Sipas dëshmive të familjarëve të viktimave dhënë për “Daily Mail” thuhet se Soper ka përdorur edhe emrin Andrew Charles, të njëjtin emër që e ka përdorur edhe në Pejë.

Akuzat e para ndaj Soper ishin bërë nga një ish-nxënës. Pas kësaj Soper ishte arrestuar dhe marrë në pyetje në vitin 2010.

Dy ish-mësues në shkollën e Shën Benediktit janë arrestuar dhe janë dënuar me 40 vite burg raporton Daily Mail. /Insajderi.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit