-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Qatar Airways, ofron shërbime për agjëruesit: Pakot e iftarit shërbehen në bord

Më të lexuarat

Pasagjerët që fluturojnë me Qatar Airways, e të cilët agjërojnë, gjatë tërë Ramazanit, do tu ofrohet një kuti e shijshme për iftar, e cila është e mbushur me një meny tradicionale të Lindjes së Mesme.

Kutitë e iftarit të Qatar Airways, kanë një llogo të në të cilën shkruan “Ramadan Kareem” – Urime Ramazani.

Udhëtarët që janë në reshtat e pare, dhe ata me biznes klasë – që udhëtojnë në fluturime të përzgjedhura, do tu ofrohen kuti iftari, që përmbajnë një sanduiç pule ose vegjetarian, humus, kreditë (meze franceze), mini bukë arabe, arra të përziera, bakllava, hurme dhe ujë.

Pasagjerëve që udhëtojnë në ekonomi klasë, do të ofrohet një kuti e iftarit që përmban një sanduiç vegjetarian, biskota ëalker, fruta të thata, hurme, arra të përziera, laban (gjalpë me mentë) të freskët dhe ujë, transmeton breakingtravelnews.

Drejtori ekzekutiv i Qatar Airways, Akbar Al Baker, tha: “Këtë vit ne vazhdojmë traditën tonë për t’u ofruar udhëtarëve tanë një mënyrë të shijshme për ta shijuar iftarin gjatë fluturimit.

Sipas tij, muaji i shenjtë i Ramazanit është një periudhë e rëndësishme për një numër të madh të udhëtarëve tanë, “dhe ne vazhdojmë t’u ofrojmë atyre standardet e larta të shërbimit, me të cilat ata janë mësuar”.

Ne ftojmë pasagjerët tanë për të përqafuar këtë kohë të veçantë të vitit duke shijuar kutitë tona speciale të Iftarit”, ka shtuar ai.

Ekipi i ekuipazhit do të bëjë një njoftim në bord, ku do t’i shërbejë me kutitë e iftarit në kohën e duhur.

Qatar Airways, është një nga linjat ajrore me rritjen më të shpejtë në tregun e aviokompanive, në tregun global, e që operon me një nga flotat më të reja në botë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit