4.4 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Pyetje publike: Pse Berat Buzhala kurrë nuk flet kundër Popit IRINEJ?!

Më të lexuarat

I ashtuquajturi “analist” e “gazetar” menaxhues i portalit antiIslam EXPRESS Berat Buzhala nuk ka javë që nuk përgojon filan hoxhën dhe fistek hoxhën shqiptarë, madje i fyen ato, tallet me to, i shantazhon ETJ dhe kështu krijon përqarje brenda popullit shqiptarë duke u justifikuar se gjoja po e lufton extremizmin e që së fundmi kjo “luftë” e tij ra në ujëkur filloi ti shanë dhe ofendu Adem Ramadanin, Lazim Destanin, Kf Shkendinë e Tetovës etj, portali Lamtumirë Magjia pyet opinionin a thua pse Berat Buzhala kurrë nuk e fyen Priftin nr 1 Serb atë Irinej? Duke e pas parasysh se IRINEJA nuk ka javë që në meshat e tija në Kishë thotë se do ta kthejm Kosovën nën Serbi, madje me gjuë të vrazhdë dhe kërcnuese duke thënë se “Kosovën do ta kthejm nën Serbi qoftë edhe me forcë”, por Berati, Arbana dhe ftyra tjera Kosovare heshtin ndaj ktyre deklaratave dhe mirren me hoxhallarë anonim dhe fjalimet e tyre.

Portali Lamtumirë Magjia ua sjell disa deklarata skandaloze nga Prifti IRINEJ:

Patriarku serb, Irinej, vazhdon ta quajë Kosovën “Jerusalem të Serbisë”, ndërsa deklaron se Kosova edhe mund të jetë humbur, por “këtë nuk do ta pranojmë”.

Më tej, Irinej për mediat serbe ka thënë se humbja e Kosovës ka ardhur në mënyrë të dhunshme, dhe në po të njëjtën mënyrë do ta kthejmë.

“Ajo që na është marrë me dhunë, me dhunë edhe do të kthehet”, ka deklaruar Irinej, raporton “Tanjug”.

“Asnjëherë nuk e kemi pranuar këtë gjendje. Ne kemi jetuar gjatë me shqiptarët dhe nuk kemi pasur probleme, por njëfarë politike i ka bërë ata më të guximshëm që të dëshirojnë dhe tentojnë që na marrin vendet tona të shenjta dhe t’i paraqesin si të vetat”, ka thënë patriarku serb, transmeton “Koha.net”.

“Kosova nuk është vetëm gjeografi, është Jerusalemi ynë, toka jonë e shenjtë, gjithçka që është rrënjë e kulturës dhe historisë serbe gjendet në Kosovë”, tha Irinej.

I pyetur se a mundet ta mendojë që Kosova është e humbur, Irinej ka thënë se “na është krijuar kjo përshtypje në mendjen tonë”, por se “Kosova nuk bën të humbet” e “as që do e lejojmë një gjë të tillë”.
“Besoj se presidenti ynë mendon ashtu siç mendon Kisha dhe populli serb”, tha patriarku serb Irinej, duke u përgjigjur në pyetjen se çfarë mendon për dialogun e brendshëm për zgjodhjen e çështjes së Kosovës.
Në një intervistë për gazetën serbe “Novosti”, patriarku thotë se “shpresojmë që Rusia do të na ndihmojë të ruajmë atë që gjithmonë ishte e jona”, transmeton Telegrafi.

“Tragjedia dhe problemi ynë janë se populli nuk është kthyer. Zgjidhja e parë dhe detyra kryesore është të kthejmë sa më shumë njerëz në Kosovë”, tha patriarku.

Patriarku ka thënë se “populli serb asnjëherë nuk ka pësuar sikurse në kohën tonë”, duke përmendur humbjen e Kosovës.

“Edhe sot po pësojmë, por shpresa jonë e madhe është, në emër të Zotit, se nuk do të na lëshojnë me kusht që ne të mos heqim dorë nga Zoti”, porositi patriarku.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit