0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Pyetje për akademikun e Facebook’ut?

Më të lexuarat

Një akadamik, me emër muslimani e me bindje ekstremisti laik, i paska shtru disa pyetje për myslimanët, për të cilat do ti përgjigjem ma vonë. Ndërsa tani kam vetëm disa pyetje për të;
1.
Akademik, titull shkencëtari e njohësi, a e dini ju se e përjashtoni veten nga 96% i muslimanve të Kosovës, rreth 75% i muslimanve të Shqipërisë dhe 99% të muslimanve të Ilirides. Pse e përjashtoni veten nga populli i juaj, apo keni frikë nga identiteti fetar i kombit tuaj. Ndoshta keni frikë edhe nga emri i juaj e ndoshta edhe nga prindërit tu që të emërtuan me “Mehmet”. Pse e urreni aq shumë popullin tuaj dhe pse e nënçmoni aq shumë? Apo mendoni se ju jeni mbi kombin madje edhe mbi fenë? Ju nuk u distancuat nga fetarët por nga muslimanët, ju u distancuat nga kombi i juaj? Pse e urreni aq shumë këtë popull?
2.
Ju akadamikët, të zot, të kulturuar, të shkolluar e prosperues pse nuk ja rujt vlerat këtij kombi. Pse ju akademikët lejuat që studentja për tu pranuar në fakultete duhet me dhan nderin, pse studentja për ta kaluar provimin duhet me humb fytyren, pse femra për tu punësuar duhet me rrënu familjet që të bëhet skllave moderne e disa “akademikëve”? Pse ju lejuat që të ç’moralizohet shkolla, fakulteti, pushteti, universiteti e të nis të rrënohet familja? Pse ju nuk e mbroni familjen, por jeni pro LGBT-ve, jeni pro imoralitetit, jeni pro pazarit për moralin?
3.
Akadamik, nuk e di pse ju akadamikët nuk e ruajtet vendin prej hajnisë, zhvatjes, ryshfetit e pa drejtësive? Pse ju i mësuat biznismenët e politikanët të mirren vesh me juve për ti regjistëruar fëmijët e tyre nëpër universitete e nëpër puna ndërsa i varfëri e i sinqerti punon kamarier, në autolarje e ngarkim- shkarkim. Akademik pse nuk jeni shembull për ne “të pa akademizuarit” por jeni irritim?
4.
Akademik, në mesin e intelektualve ka profesora, doktor shkencash, botues punimesh shkencore, por që i leni nën hije, qosheve e korridoreve se nuk janë pjesë e klaneve e grupeve që i udhëheqin pazargjit?
5.
Akademik, me çdo musliman të vendit tonë mund të bësh debat, as nuk të shantazhojnë e as nuk të kërcënojnë madje as nuk na vjen keq se cfarë mendoni e shkruani sepse para së gjithash na vjen keq që keni turp nga Kombi i juaj. E ne nuk jemi të rëndësishëm por ne jemi vet Kombi.
6.
Akademik, ne e ruajm shtetin edhe laicitetin por në të njëjtën kohë punojmë natë e ditë me fetarizu kombin që mos të bijn në nivelin e juaj për tu ndje me turp pse i takoni kombit tuaj shqiptar e musliman?

Abdullah Klinaku

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit