5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Putin: Veprimet në Ukrainë “vendimi i vetëm i drejtë”

Më të lexuarat

Presidenti rus mbajti fjalim në shënimin e 77 vjetorit të Ditës së Fitores në Sheshin e Kuq në Moskë

Rusia filloi “operacionin e saj special ushtarak” në Ukrainë për të parandaluar inkursionin në territorin e saj dhe ky ishte “vendimi i vetëm i duhur”, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke iu drejtuar shënimit të Ditës së Fitores në 77-vjetorin e saj në Sheshin e Kuq në Moskë, ku shënohet fitorja e Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore, Putin tha se ushtria po lufton për popullatën e Donbasit dhe për sigurinë e Rusisë.

“Vitin e kaluar ne u sugjeruam vendeve të NATO-s të nënshkruanin një traktat sigurie, por ata nuk donin të na dëgjonin. Ata kishin plane krejtësisht të ndryshme dhe po përgatitej një sulm ndaj Krimesë. Përplasja me neo-nazistët ishte e pashmangshme”, tha Putin.

Presidenti rus mbajti gjithashtu një minutë heshtje në nderim të atyre që “dhanë jetën për atdheun”.

“Vdekja e çdo ushtari është pikëllim për të gjithë ne. Ne do të bëjmë gjithçka për të ndihmuar familjet dhe fëmijët e ushtarakëve të vrarë në Ukrainë”, tha Putin.

Moska e quan luftën e saj kundër Ukrainës, e cila filloi në shkurt, një “operacion special ushtarak” për të “çmilitarizuar” dhe “denazifikuar” Ukrainën. Ndërsa vendet perëndimore, megjithatë, luftën e konsiderojnë si agresion dhe kanë vendosur sanksione të rënda si kundërpërgjigje.

Aksionet ushtarake kanë lënë mijëra të vdekur ose të plagosur dhe kane detyruar më shumë se 5.7 milionë banorë të Ukrainës të ikin jashtë vendit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit