1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Putin thotë se Shtetet e Bashkuara kërkojnë të ‘ndalojnë zhvillimin e Rusisë’

Më të lexuarat

Presidenti rus Vladimir Putin tha të premten se beson se arsyeja kryesore e tensioneve me Shtetet e Bashkuara nuk janë diferencat politike, por dëshira e tyre për të ndaluar zhvillimin e Rusisë.

Putin shtoi se dëshiron që lidhjet e Moskës me Uashingtonin të përmirësohen, kur ai të mbajë takimin e parë të shumëpritur me homologun e ri amerikan Joe Biden këtë muaj, duke vendosur një klimë më miqësore politike mes vendeve.

Takimi fizik mes dy liderëve do të zhvillohet në Gjenevë më 16 qershor, në një kohë kur dy superfuqitë konfrontohen për një seri çështjesh si burgosja e kritikut të Kremlinit, Alexey Navalny, konflikti në lindje të Ukrainës, apo akuzat e ndërhyrjeve në zgjedhje.
“Ne duhet të gjejmë mënyra për qetësim në marrëdhëniet tona, të cilat aktualisht janë në nivel të ulët”, tha sot Putin në Forumn Ndërkombëtar Ekonomik të Shen Petersburg, duke shtuar se ne axhenden e takimit me Biden do te jenë gjithashtu çarmatimi, pandemia e koronavirusit dhe çështjet mjedisore./tch

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit