Mesazhi i parë i një samiti që synon rrëzimin e SHBA-sa nga froni
Organizata e Bashkëpunimit të Shangait (SCO) do të bëjë thirrje për një “rend të drejtë botëror shumëpolar” në një samit në Astana, Kazakistan, të enjten, tha presidenti rus Vladimir Putin, duke përdorur një frazë që synon hegjemoninë e SHBA-së, të cilën ai e dënon ashpër.
Një samit dy-ditor i Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO), një forum i themeluar në vitin 2001 nga Kina dhe Rusia si një mbikëqyrës sigurie në rajonin e Euroazisë, u hap të mërkurën në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana.
Së bashku me Rusinë dhe Kinën, ky bllok përbëhet nga ish-republikat sovjetike në Azinë Qendrore, si dhe nga India dhe Irani.
Në deklaratën përfundimtare, shtetet anëtare do të theksojnë “angazhimin e tyre për krijimin e një rendi botëror të drejtë dhe shumëpolar të bazuar në rolin kyç të Kombeve të Bashkuara, të drejtën ndërkombëtare dhe aspiratat e shteteve sovrane drejt një partneriteti me përfitim reciprok”, tha Putin në hapjen e seancës plenare, transmeton AFP.
Bjellorusia, anëtari i dhjetë
Për Putinin dhe presidentin kinez Xi Jinping, kjo botë “multipolare” është një alternativë ndaj “hegjemonisë amerikane në botë”, të cilën të dy liderët e dënojnë.
Pas pushtimit rus të Ukrainës, Putini shtoi shumë përpjekjet e tij për të bashkuar vendet e Azisë, Afrikës, Lindjes së Mesme dhe Amerikës Latine rreth kësaj ideje.
Deri më tani, SCO ka pasur nëntë anëtarë – Kina, India, Irani, Rusia, Kazakistani, Kirgistani, Uzbekistani, Pakistani dhe Taxhikistani. Të enjten, Bjellorusia iu bashkua SCO si anëtari i dhjetë.
Në samitin virtual të vitit të kaluar, grupi lëshoi një deklaratë duke kritikuar atë që tha se ishte efekti negativ i “zgjerimit të njëanshëm dhe të pakufizuar të sistemeve globale të mbrojtjes kundër raketave nga disa vende ose grupe vendesh”, pa përmendur drejtpërdrejt zgjerimin e NATO-s ose ndihmën ushtarake perëndimore në Ukrainë. /tesheshi.com/