0.7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Putin: Flas rregullisht me Vuçiçin…

Më të lexuarat

Presidenti rus: Mbështetje Serbisë, jemi kombe vëllezër!

Presidenti rus Vladimir Putin tha të martën se Rusia do të vazhdojë të mbështesë Serbinë në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të saj.

“Në kuadër të së drejtës ndërkombëtare, duke u mbështetur, para së gjithash, në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ne do të vazhdojmë t’u ofrojmë mbështetje gjithëpërfshirëse miqve tanë serbë në ruajtjen e të drejtave dhe interesave legjitime të Serbisë, mbrojtjen e sovranitetit të saj shtetëror dhe integriteti territorial”, tha ai në Moskë, në prezantimin e letrave të kreditit për ambasadorët e njëzet vendeve, ndër të cilët ishte edhe ambasadori i Serbisë, Momçilo Babiç.

Siç u publikua në faqen e internetit të Kremlinit, Putin tha se Rusia dhe Serbia janë të lidhura me marrëdhënie partneriteti strategjik, bazuar në traditën e miqësisë, afërsisë kulturore, shpirtërore dhe historike të dy kombeve vëllazërore dhe se Moska do të vazhdojë ta thellojë këtë bashkëpunim.

“Me presidentin Vuçiç, në takime personale dhe në telefon diskutojmë rregullisht çështjet kyçe të zhvillimit të mëtejshëm të bashkëpunimit. Ne e vlerësojmë dëshirën e miqve tanë serbë për të udhëhequr një kurs të balancuar, të pavarur në arenën ndërkombëtare dhe do të vazhdojmë të punojmë së bashku për thellimin e dialogut politik, zgjerimin e bashkëpunimit në sferën ekonomike, tregtare, shkencore, teknike, kulturore dhe humanitare”, tha presidenti rus. /tesheshi.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit