3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

“Putin duhet të gjykohet në gjykatën ndërkombëtare”

Më të lexuarat

Një ndër azilkërkuesit sirian në qytetin Nevshehir të Turqisë, Xhuma Halil (60) në deklaratën e tij për gazetarin e AA-së tha se Rusia vepron së bashku me ushtarët iranian dhe regjimin e Bashar Al Asadit dhe shënjestrojnë vendbanimet ku jetojnë civilët

NEVSHEHIR (AA) – Sirianët të cilët kanë ikur nga lufta civile në vendin e tyre dhe kanë arritur në Turqi, pohojnë se presidenti rus Vladimir Putin është duke bërë krime lufte, duke bombarduar intensivisht civilët dhe se duhet të gjykohet në gjykatë ndërkombëtare, raporton Anadolu Agency (AA).

Një ndër azilkërkuesit sirian në qytetin Nevshehir të Turqisë, Xhuma Halil (60) në deklaratën e tij për gazetarin e AA-së tha se Rusia vepron së bashku me ushtarët iranian dhe regjimin e Bashar al Asadit dhe shënjestrën vendbanimet ku jetojnë civilët.

Halil duke theksuar se avionët rusë kanë shkaktuar vdekjen e mijëra civilëve dhe se Putin është duke vazhduar masakrat pranë syve të botës, shton se: “Ata të cilët kanë fat ikin dhe i shpëtojnë jetët e tyre, ndërsa ata të cilët nuk mund të ikin humbin jetën atje”.

“Rusia së bashku me Asadin godet civilët. Ndërsa Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) është duke heshtur kundër luftës e cila po zgjat prej 5 vitesh. Pse OKB-ja nuk zbaton sanksione ndaj Rusisë e cila vret kaq shumë fëmijë, gra dhe të moshuar në shtëpitë e tyre? Putin i cili kryen krim lufte para syve të botës duhet urgjentisht të gjykohet para gjykatës ndërkombëtare. A është kaq lirë jeta e mijëra njerëzve? Rusia duke e justifikuar DAESH-in hyri në Siri, por godet çdo vend përveç atyre ku është DAESH-i. Disa prej njerëzve tonë vdesin në bombardime, ndërsa disa të tjerë fundosen në det në rrugëtimin e tyre drejt Europës” tha Halil duke theksuar se bota po hesht përballë masakrave civile në Siri.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit