Gjatë bisedës telefonike u fol për krizën që jetohet mes Katarit dhe disa vendeve të Gjirit dhe për zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin zhvilloi një bisedë telefonike me Mbretin Selman bin Abdulaziz të Arabisë Saudite.
Sipas deklaratës së bërë nga qendra për informim e Kremlinit, gjatë bisedës telefonike të Putinit me Mbretin Selman u fol për krizën që jetohet mes Katarit dhe disa vendeve të Gjirit dhe për zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme.
Putin dhe Mbreti Selman i bënë një vlerësim marrëdhënieve Rusi-Arabia Saudite, ndërsa shprehën vullnetin për zhvillimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
Të dy liderët kanë rënë dakord për të vazhduar me kontakte mes dy vendeve në fushat e ndryshme.