“Bashkimin Evropian se ka standarde të dyfishta. I mohon pavarësinë Katalonjës, por mbështet Kosovën!”
Kjo ka qenë deklarata e Presidentit rus Vladimir Putin, në një varg kritikash për autoritet e unionit evropian.
Presidenti i Rusisë arsyeton se përkrahja e pavarësisë së Kosovës nga Bashkimi Europian iu ka dhënë zë të gjitha lëvizjeve separatiste të tjera.
“Duhej të kishit menduar më herët për këto probleme”, ka thënë Putin në një fjalim në Klubin e Diskutimit në qendrën e studimeve në Sochi.
“BE-ja ka mirëpritur shkatërrimin e disa shteteve në Evropë. U aq treguat budallenj duke përdorur këtë situatë politike dhe dëshirën për të kënaqur vëllanë e madh nga Uashingtoni sa keni përkrahur njëzëri ndarjen e Kosovës, duke provokuar kështu procese të tilla në rajon”, deklaroi Putin.
“Sipas disa kolegëve tanë paska luftëtarë të vërtetë që luftojnë për liri dhe të tjerë që janë separatistë dhe nuk dinë ta arsyetojnë të drejtën për pavarësi , madje as me mjete demokratike. Ky është kulmi i standardeve të dyfishta dhe ata na kanë vënë para një risku të madh për zhvillim të qëndrueshëm në Evropë dhe kontinente të tjera”, përfundoi lideri rus.
Kjo nuk është herë e parë që Putin krahason Kosoven me Katalonjën, krahasime që duket se janë rritur ndjeshëm pas vizitës së tij në Beograd.