3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Pushtohet Eurotunel, mbi 100 refugjatë uzurpuan rrugët

Më të lexuarat

Kjo shkaktoi edhe anulimin e shërbimit të lëvizjeve me trena. Disa pjestarë të stafit dhe dy policë të forcave të sigurisë mësohet të jenë plagosur gjatë incidenteve të ndodhura. Sipas burimeve policore, të paktën 100 persona u arrestuan gjatë tentativës për të kaluar përtej.

Kjo mund të cilësohet si një ushtim i mirëkoordinuar i një grupi emigrantësh, tha për mediat një zëdhënës i kompanisë. Nuk mund të besohet për të kundërtën, shtoi ai, duke pasur parasysh numrin e madh të tyre që erdhën njëkohësisht drejt hyrjes së tunelit. Ata vrapuan drejt terminalit duke goditur disa pjestarë të stafit dhe duke hedhur gurë ndaj tyre. Të plagosurit në rradhët e personelit u dërguan në qendrat shëndetësore për të marrë mjekimet përkatëse.

Autoritete policore franceze dhe ato britanike kanë punuar gjatë gjithë natës për të bërë të mundur zhbllokimin e shinave të trenave pas shpërndarjes së turmës së emigrantëve.

Sipas burimeve të Eurotunel, shërbimi i transportit ka vijuar normalisht mëngjesin e së shtunës në orën 8:30 sipas orës lokale të Londrës. Asnjë nga udhëtarët e trenave nuk është bllokuar në tunel gjatë momentit të incidenteve, shtuan ata pasi u mundësua udhëtimi i tyre me traget.

Përpjekjet e vazhdueshme për të hyrë në Britaninë e Madhe i kanë marrë jetën deri më sot 13 personave që prej fillimit të krizës së emigrantëve në muajin qershor.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit