1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Punëtori që vdiq në autostradë jetonte në kushte të vështirë, shoku i tij fajëson kompaninë

Më të lexuarat

Vdekja e punëtorit Tafil Tafallarit, në vendin e punës , në autostradën për Shkup, ka tronditur edhe kolegët dhe shokët e tij.

 

Një grup i tyre, sot, në shenjë revolte për humbjen e kolegut të tyre, kundërshtuan që të vazhdonin punën në autostradë.

Ndërtimi.info ka kontaktuar me një shok dhe ish-koleg të viktimës, i cili ka dashur të mbetet anonim. Ai, ka pesë muaj që ka lënë punë në kompaninë “Bechtel-Enka”. Me të dëgjuar për vdekjen e mikut të tij, ka kontaktuar me ish-kolegët për të marrë informata.

“Cisterna e ujit u afrua me i mbush ato bazenat e ujit ku pinë punëtorët ujë. Kamioni ka rrëshqit, sepse mbrëmë kishte rënë shi dhe ka qenë vendi i lagët. Më vjen keq po kjo është jeta në Kosovë, që edhe nëpër shi na kanë shti me punu e na kanë rreziku jetën”, ka thënë ai.

Ai, ka shtuar shoku të cilin e ka humbur sot, e që me të punoi dy vjet, jetonte në kushte jo të mira ekonomike.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit