0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Punëtorët shëndetësorë të pakënaqur me ndihmën e Qeverisë

Më të lexuarat

Federata Sindikale e Shëndetësisë (FSSH) e ka quajtur skandaloz vendimin e Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagës prej 10 për qind të pagës bruto për tre muaj për punëtorët shëndetësor. Blerim Syla, kryetar i kësaj sindikate, vendimin e qeverisë e quan ofendues për personelin e shëndetësor.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit të mbajtur të mërkurën (25.08) ka ndarë 2.7 milionë euro si mbështetje për stafin mjekësor në sektorin publik, pagë shtesë prej 10 për qind të pagës së rregullt bruto, jo më pak se 60 euro, për muajt gusht, shtator dhe tetor të vitit 2021.

Zbatimi i kësaj mase, thuhet në komunikatë të Ministrisë se Financave dhe Transfereve, “ёshtё tejet i rёndesishёm nё vazhdёn e luftimit tё pandemisё, veçanёrisht tani kur vendi ёshtё nё fazёn e vaksinimit masiv”.

“Ata kanë shkelur ligjin, ata nuk kanë dhënë shtesat edhe ato minimale nga muajit e parë qershorin dhe korrikun dhe tash në prag të zgjedhjeve lokale kishe marrin vendime. Unë personalisht po mendojë se shumica e punëtoreve mendojnë këtë. Do të ishte me e rrugës që mos t’i japin këto shtesa fare dhe mos të dalin në sy të popullit se kinse po japin shtesa për punëtoret shëndetësor”,tha Syla për Radion Evropa e Lirë.

Syla shtoi se ky vendim është demotivues për punëtorët shëndetësor, në kohën kur janë ndërprerë edhe pushimet vjetore të stafit shëndetësor.

“Vetëm po e paralajmërojë se shtatori nuk do të jetë i qetë sa i përket anëtarëve të FSSH. Se çfarë vendime do të marrim nuk e di, por e di që vendimet do të jenë mjaft radikale, por duke pasur kujdes në ruajtjen e popullatës dhe shëndetin e tyre”, tha ai.

Për shkak të rritjes se numrit të personave të infektuar më COVID-19, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), ka ndërprerë dhënien e disa shërbime spitalore jourgjente në sallat kirurgjike dhe pushimet vjetore të stafit shëndetësor.

Në sektorin publik, paga mujore e mjekut është rreth 600 euro në muaj, derisa infermierët për punën e tyre paguhen me rreth 400 euro.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit