Imagjinoni të pyesni një punonjës në dyqanin Apple Store për ndonjë këshillë, dhe të marrësh përgjigjeje se produktet nga Apple janë shpifëse.
Kjo është pikërisht ajo që ndodhi me konsumatorët në Apple Store të cilët kërkonin këshilla nga katër humoristë, të njohur në YouTube me kanalin NelkFilmz, të cilët bashkëbisedonin si punonjës të kompanisë Apple.
Madje njëri prej konsumatorëve në të vërtetë vetëm sa nuk u tërhoq nga produktet e kompanisë Apple për të shkuar në dyqanin Microsoft, ku punëtorët që shtireshin sikur po punonin aty sugjeronin pajisjet nga ky i fundit.
Sigurisht, kjo nuk zgjati shumë pasi që punëtorët e vërtetë zbuluan mashtruesit, të cilët me zë të lartë tregonin se u larguan nga ‘puna’ duke i ftuar të gjithë të kalojnë në produktet nga Microsoft. Kjo mund të jetë padyshim një lojë qesharake, por nuk i dihet, mund të ketë ndikim në shitjet e tabletave Surface nga Microsoft.