2.3 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

Publikohet harta e forcave të NATO-s në Evropë: Gati të luftojmë!

Më të lexuarat

Kërcënimi i një pushtimi rus të Ukrainës ka “detyruar” Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n të rrisin rëndësinë e mbrojtjes në të gjithë Evropën Lindore, e cila ka shërbyer si një zonë tampon midis Rusisë dhe Perëndimit për dekada.

NATO ka katër grupe luftarake shumëkombëshe në madhësinë e një batalioni në Estoni, Letoni, Lituani dhe Poloni, të cilat veprojnë me rotacion.

Secila prej tyre udhëhiqet nga Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Gjermania ose Shtetet e Bashkuara dhe përmban trupa nga disa shtete anëtare.

Aleanca tha muajin e kaluar se të katër grupet ishin “të forta dhe të gatshme luftarake”, shkruan CNN.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se ai ishte i gatshëm ta forconte më tej këtë prani duke dërguar forca shtesë në zonë dhe se vendosja e NATO-s mbështetet nga trupat amerikane. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit