Firma globale këshilluese për shtetësinë dhe qëndrimin Henley & Partners ka publikuar raportin e saj tremujor mbi pasaportat më të fuqishme në botë.
Mbajtja e një pasaporte nga Japonia dhe Singapori, në krye të listës, ju lejon teorikisht, të udhëtoni në 192 destinacione pa viza.
Pasaportat më të fuqishme në 2022 janë:
1. Japoni dhe Singapor me gjithsej 192 destinacione.
2. Gjermani dhe Kore e Jugut me gjithsej 190 destinacione.
3. Finlandë, Itali, Luksemburg, dhe Spanjë me gjithsej 189 destinacione.
4. Austri, Danimarkë , Franca, Holanda dhe Suedia me gjithsej 188 destinacione.
5. Irlanda dhe Portugalia me gjithsej 187 destinacione.