1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Psikologu Van der Hoven: shqiptimi i fjalës “ALLAH” mbron nga sëmundjet shpirtërore

Më të lexuarat

Psikologu Van Der Hoven i cili theksoi se muslimanët të cilët mund të lexojnë gjuhën arabe dhe ta lexojnë Kur’anin rregullisht, janë në gjendje ta mbrojnë veten nga sëmundjet shpirtërore.
 
Psikologët shpjeguan se çdo shkronjë në fjalën الله All-llah merrë pjesë në mjekimin e sëmundjeve shpirtërore. Në studimin e tij, shkencëtari i përmendur theksoi se shqiptimi i shkronjës së parë të fjalës All-llah, shkronja أ “A” liron sistemin respirativ dhe kontrollon frymëmarrjen. 
 
Ai shtoi se shqiptimi i bashkëtingllores velare ل“L”, në pajtim me gjuhën arabe – gjuha duhet ta prekë lehtë pjesën e epërme të qiellzës duke bërë pauzë të shkurtër e pastaj vazhdimisht duke përsëritur pauzën e njëjtë, e lehtëson frymëmarrjen. 
 
Shqiptimi i shkronjës së fundit, e cila është shkronja “H”, bën një lidhje midis mushkërive e zemrës dhe për rrjedhojë, ky kontakt bën kontrollimin e rrahjeve të zemrës.
 

Ajo që është më e habitshme në këtë studim është fakti se ky psikolog nuk është musliman, por është i interesuar në shkencat islame dhe bën kërkime për ato që quhen “sekrete të Kuranit të shenjtë”.
 
Disa prej pacientëve të tij nuk ishin muslimanë, të tjerë nuk flisnin arabisht, por u mësuan të shqiptojnë fjalën “Allah” në mënyrë të qartë; rezultati ishte fantastik, veçanërisht për ata që vuajnë nga mërzitja dhe tensioni. E përditshmja arabe “El Uatan” shkruan se psikologu ka deklaruar: “Muslimanët që mund të lexojnë arabisht dhe rregullisht Kuranin, mbrojnë veten e tyre nga sëmundjet psikologjike. Psikologu zbuloi se shqiptimi i çdo shkronje të fjalës “Allah” ka një efekt të veçantë dhe të papërsëritshëm mbi organizmin.”
 
Allahu i Madhëruar thotë: “Ne do t’ua bëjmë atyre të mundur që të shohin argumentet Tona në horizonte dhe në vetet e tyre, derisa t’u bëhet e qartë se ai (Kurani) është i vërtetë.” Fusilet, 53.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit