4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Psikologjia e tiranisë (2)

Më të lexuarat

Nga: Muhamed Mehdij

Psikologjia e tiranisë (2)

Tipat e personalitetit që priren për despotizëm
A ekzistojnë tipe të caktuara personaliteti që kanë prirje për sjellje despotike?  Po. Studimi i jetës së tiranëve dhe despotëve më të njohur, kanë zbuluar ekzistencën e tipeve të caktuara të personalitetit që anojnë nga sjelljet me natyrë tirane dhe despotike. Kjo përforcohet më shumë nëse kushtet dhe rrethanat janë të përshtatshme. Bazuar në këtë, njohja me këto tipe merr rëndësi të veçantë, për tu mbrojtur nga sjelljet me natyrë tirane dhe nga vetë këta despotë. Më poshtë, do të sjellim tipet e personalitetit që priren për despotizëm:
1 – Personaliteti narcisizt. Ky njeri e sheh veten shumë të rëndësishëm, madhështor dhe e tepron me mbivlerësimin për dhuntitë, aftësitë dhe arritjet. Ai pret nga të tjerët respekt dhe vlerësim të pazakontë për personalitetin e tij, vlerat dhe sukseset mbresëlënëse që ka korrur. Ai beson se është unik në formimin që ka, idetë dhe lipsen njerëz të sërës së lartë që ta kuptojnë dhe vlerësojnë statusin e tij.
Ai kërkon vlerësim dhe lëvdata të përhershme, kërkon që të tjerët ti këndojnë hijeshisë, aftësive, ideve dhe heroizmave mitologjike të tij, udhëzimeve historike dhe qëndrimeve madhështore të pazakonta. Ai nuk ndjen keqardhje për askënd dhe nuk do t’ia dijë për nevojat e tyre. Ai i përdor ata si mjete për realizimin e objektivave dhe interesave vetjake. Ashtu siç është shumë egoist, gjatë gjithë jetës orvatet ta fryjë sa më shumë veten, duke e konsideruar si boshtin e universit. Mund të ketë sukses në karrierë duke arritur në poste të larta dhe kjo falë dëshirës së madhe për vetëaktualizim, si dhe dëshirës për tu lartësuar mbi të tjerët.
2 – Personaliteti paranojak. Ky personalitet, sillet rrotull dyshimeve dhe hamendësive. Ai nuk i beson askujt dhe e pret të keqen nga të gjithë njerëzit. Çdo fjalë dhe akt, sipas tij mban ironi, përqeshje dhe tallje për të. Prandaj e shohim gjithmonë tu ruhet të tjerëve, nuk ndihet kurrë i qetë, nuk fle dhe gjithë jetës lufton për ta fuqizuar veten dhe për ta mbrojtur nga të tjerët, të cilët janë armiqtë e tij. këto dyshime dhe hamendësime, e bëjnë të punojë shumë dhe me rigorozitet, me qëllim që të arrijë në shkallët më të larta të karrierës së tij. Kur e arrin këtë, ai ushtron dhunë dhe ua nxin jetën njerëzve që ka nën vete. Ai ka memorizuar “talljet, ironinë dhe përqeshjet” e tyre në brendësi. Ai nuk mund të falë kurrë dhe e ka të pamundur të harrojë. Prandaj, ai shfrytëzon kompetencat për agresivitet ndaj vartësve, si formë hakmarrjeje dhe nënshtrimi. Ai i shpërfill të gjithë njerëzit që ka nën vete, pasi i urren dhe ka neveri per to.
3 – Personaliteti obsesiv. Një njeri i tillë jepet shumë pas detajeve, disiplinës, rreptësisë dhe rregullit, duke mos i pranuar gabimet. Ai është kokëfortë dhe këmbëngulës në maksimum. Prandaj, ai kërkon të sigurohet për gjithçka vetë, duke mos i zënë besë kujt. Kjo, sepse sipas tij, të gjithë janë të rrëmujshëm dhe të padisiplinuar, sepse ata do e prishin gjithçka që u besohet. Nëse është prind, ai sikur dëshiron të ketë në duar gjithçka, të kontrollojë çdo gjë, duke mos i lënë rast askujt që të shprehet ose të marrë përgjegjësi. Të tjerët, në sytë e tij janë jo seriozë, të papërpiktë, të pavendosur siç është ai vetë. Ata kanë gjithmonë nevojë për tu kontrolluar dhe orientuar nga ai, pasi sipas tij, ata janë fëmijë që abuzojnë dhe për këtë duhen disiplinuar dhe orientuar.
4 – Personaliteti sadist. Ai është një njeri i cili ndjen kënaqësi teksa i shtyp të tjerët, i nënshtron dhe i ka nën kontroll. Sa herë që konstaton dhimbje në sytë e tyre, ai rehatohet, kënaqet dhe vazhdon dhunën dhe shtypjen, për më shumë kënaqësi.
5 – Personaliteti anti social. Ai është një person që nuk i respekton ligjet, rendin dhe kushtetutën. Madje, ai ndjen kënaqësi kur i thyen ligjet. Ai nuk ndihet fajtor karshi asnjë njeriu, nuk mëson nga përvojat e dështuara, jeton duke zhvatur dhe shfrytëzuar të tjerët, falë zotësisë në të folur dhe aftësisë për të gënjyer, manipuluar dhe mashtruar. Ai është person që nuk mendon veçse për veten dhe rehatinë e tij. Për të, të tjerët nuk janë veçse mjete që duhen përdorur për të arritur sa më shumë kënaqësi.
Pasi paraqitëm këto modele personalitetesh që priren më së shumti për despotizëm, mund të themi se tiran dhe despot mund të bëhet njëri nga këto tipe ose një përzierje mes tyre.
Sakaq njerëzit e shtypur, në përgjithësi karakterizohen nga një lloj mazokizmi naiv, që do të thotë se janë të prirur të kontrollohen nga dikush, ti nënshtrohen dhe dorëzohen dikujt, gjë e cila u fal kënaqësi dhe një lloj rehatie. Ata sikur janë të kënaqur që janë të nënshtruar dhe të persekutuar. Ndjenjat e varrosura të fajit, nuk i lehtëson gjë tjetër përveç shtypjes së despotit, nënshtrimi i tij dhe persekutimi, edhe pse mund të deklarohen kundër tiranisë dhe despotizmit.
Këta të shtypur, mund ti përkasin ndonjë feje ose kulture, e cila ngre lart të persekutuarit të cilëve u bën thirrje për falje dhe tolerancë ndaj persekutuesit dhe tiranit. Një reagim të tillë, ata e shohin si katarsis për veten dhe mëkatet e tyre.
Personalitetet e nënshtruara dhe të persekutuara, vuajnë nga ndjenja e frikës nga vetmia, prandaj u duhet një tiran pas të cilit fshihen, të cilin e konsiderojnë babanë e tyre dhe i besojnë udhëheqjen dhe vullnetin e tyre. Ata heqin dorë nga të gjithë përgjegjësitë, pasi sipas tyre, despoti i tyre është i aftë për gjithçka. Ata e durojnë shtypjen e tij, nënshtrimin dhe persekutimin, madje ndonjëherë ndihen edhe të kënaqur.
Pra, përgjegjës për lindjen e sistemit të diktaturës dhe tiranisë, nuk është vetëm tirani dhe despoti, por edhe vetë njerëzit që e pranojnë këtë gjendje me apo pa vetëdije. Kjo, me gjithë refuzimin e tyre formal të tiranisë. Fenomeni i tiranisë dhe despotizmit, nuk mund të zhduket praktikisht, veçse pasi të jetë zhdukur më parë psikologjikisht nga vetë njerëzit që kanë gatishmërinë për ta pranuar. Diçka e tillë arrihet kur të piqen, të çlirohen psikologjikisht dhe të duan të rikthejnë vetëdijen, dinjitetin dhe vullnetin të cilat ia patën dorëzuar me apo pa dëshirë pushtetit të despotit. Vetëm atëherë mund të ligështohet sistemi diktatorial dhe despotik, derisa të shuhet tërësisht. Asnjë rrugë dhe metodë tjetër përveç kësaj nuk mund ta luftojë despotizmin dhe tiraninë. Është e paimagjinueshme që tirani dhe despoti të heqin dorë nga të gjithë privilegjet e tyre, aq më tepër që tipi i personalitetit të tyre e shtyn fort për të mos hequr dorë nga privilegjet e shumta.
Nëse njerëzit e nënshtruar që e kanë pranuar tiraninë, presin që tirani t’ua dhurojë lirinë, kjo është një shenjë e fortë e mediokritetit të tyre. Ata kanë nevojë për më shumë kohë dhe vetëdije, me qëllim që ta meritojnë lirinë. Përvojat historike tregojnë se liria nuk dhurohet, por merret dhe fitohet.
Tirani dhe motivet për përjetësi dhe më shumë pushtet:
Motivi i përjetësisë dhe pushtetit nuk kufizohet vetëm tek tiranët dhe despotët, pasi ato janë motive që i hasim tek të gjithë njerëzit. Këtë instinkt njerëzor e kuptoi edhe vetë shejtani dhe luajti me Ademin a.s me këtë kartë, duke e tunduar dhe joshur që të hajë nga pema e ndaluar.
“Zoti juaj jua ka ndaluar pemën, vetëm që të mos bëheni engjëj ose të pavdekshëm.” (Araf, 20)
“mos iu afroni kësaj peme, se ndryshe do të bëheni të padrejtë”. (Bekare, 35)
Me gjithë paralajmërimin hyjnor, shejtani arriti ta bindë Ademin a.s të hajë nga pema, duke shfrytëzuar motivet e tij të lartpërmendura. Kjo, edhe pse Ademi a.s gëzonte privilegjin që të shëtisë dhe të ushqehet me çdo gjë tjetër që ekzistonte në xhenet. Kjo, tregon forcën e këtyre dy motiveve dhe thellësinë e tyre në psikologjinë e njeriut. Ato janë pikat e dobëta të njeriut, me të cilat ai mund të joshet dhe tundohet më kollaj.
Këto dy motive, janë akoma më të rrënjosur në psikologjinë e tiranit, i cili nuk ngopet me prona dhe synon përjetësinë, duke e urryer në ekstrem vdekjen. Sa më shumë të shtohen kompetencat dhe ti rriten kompetencat, sa më shumë ti përhapen fotot dhe bustet në të katër anët, aq më shumë e josh ideja e përjetësisë. Nëse e prek sëmundja, ose fillon e plaket dhe bindet se po vdes, kapet fort pas pasurisë dhe postit, duke ua trashëguar gjithçka fëmijëve. Ata janë pjesë dhe shtrirje e tij në kohë. Kjo është psikologjia e regjimeve të cilat bazohen në trashëgimin e pushtetit, për ta ruajtur pasurinë, pushtetin dhe përjetësinë e emrit.
Një ndër ligjet universale që Zoti ka vendosur në këtë botë, ka të bëjë pikërisht me atë që pushtetit dhe jetës një ditë u vjen fundi. Vetëm Zotit i përket pushteti dhe përjetësia. Kur Ademi u orvat të fitojë përjetësinë, Zoti e nxori fare nga xheneti dhe e privoi nga veshja që gëzonte. “Pasi e shijuan frytin, atyre iu zbuluan vendet e turpshme” (Araf, 22)
E njëjta gjë ndodh me çdo tiran dhe despot, të cilit ia merr mendja, ose e mashtron shejtani me idenë e përjetësisë dhe pushtetit të pafund. Ai privohet tërësisht nga pushteti, duke u dëbuar një herë e mirë nga parajsa ku jetonte, nga e cila mendonte se nuk do të ndahej kurrë.
Shkallët e despotizmit:
Fara e tiranisë dhe despotizmit lind brenda vetes njerëzore. Bima e saj e dëmshme mbin dhe zhvillohet për të hedhur shtat brenda familjes fillimisht, mandej në shkollë, në institucionin ku punon, brenda shoqërisë, për të kaluar në sistemin politik dhe për tu ngjitur në majën më të lartë të pushtetit. Në rreshtat më poshtë, sjellim shkallët e tiranisë:
 
1 – Despotizmi psikologjik. Ndoshta, ky koncept mund të jetë disi i çuditshëm dhe i panjohur, por ai përbën farën e pemës së tiranisë. Ai përbën modelin fillestar të tiranisë, prototipin. Me qëllim që ta kuptojmë tiraninë psikologjike, duhet të dimë se njeriu me gjithë unitetin e jashtëm përbëhet nga disa elementë, emrat e të cilëve ndryshojnë sipas teorive psikologjike. Ks potizmi.
rbim tw kwtij itucionet ndwrkombwtare, tw cilat u krijuan pwr tw mbrojtur tw drejtwn ndwrkombwtare, tashmw janw njerështu, ne si njerëz kemi vetëdije, pavetëdije dhe nënvetëdije, kemi idin, egon dhe superegon (sipas këndvështrimit të shkollës psikoanalitike), kemi gjendjet e egos; fëmijë, i rritur dhe prind (sipas këndvështrimit të shkollës transaksionale të Erik Bërner), kemi veten ideale dhe reale (sipas Karen Horney).
Tirania dhe despotizmi brenda njeriut fillojnë të zhvillohen nëse një element ose ego, fillon e lartësohet në kurriz të tjerëve. Në këtë rast, prishet ekuilibri psikologjik dhe kjo pjesë del jashtë kontrollit, ndërkohë që të tjerët tërhiqen në pritje të rastit të volitshëm për të sulmuar pjesën tirane. Në të gjithë rastet, bota shpirtërore e njeriut çrregullohet, deformohet ose shkatërrohet.
2 – Despotizmi familjar. Në familje, përforcohet koncepti i lirisë, ose dobësohet. Ajo është djepi i parë dhe themeltar për kultivimin e vlerës së lirisë, barazisë, drejtësisë dhe shumë vlerave të tjera. Nëse babai apo nëna, ushtrojnë despotizëm në familje, kjo përbën modelin e parë të tiranisë e cila kultivohet tek fëmija dhe bashkë me të lëviz në mjedisin ku shkon. Ai i nënshtrohet dhe dorëzohet vullnetit të babait të tij tiran dhe me ti ardhur rasti, kur rritet dhe plaket i ati, ai kalon në sulm për tu hakmarrë dhe për të shuar mllefin e akumuluar.
3 – Despotizmi shkollor. Aty, tirania dhe despotizmi ushtrohet nga lart poshtë, nga eprorët më të lartë ndaj mësuesve, nga mësuesit tek nxënësit dhe studentët, nga nxënësit e fortë tek nxënësit e dobët. Meqë shkolla është institucion themeltar i edukimit, ajo e zhvillon këtë sjellje, e mbështet dhe i jep legjitimitet edukativ dhe moral.
4 – Despotizmi institucional. Ai është një shtrirje normale e despotizmit familjar dhe shkollor, pasi të gjithë institucionet bazohen në idenë e një personi të madh, i cili di gjithçka dhe bën gjithçka, si dhe në idenë e një turme vartësish të cilët dëgjojnë dhe binden. Këtu, lidhjet mes eprorit dhe vartësit bazohen tek frika, armiqësia e fshehtë nën një mbulesë hipokrizie dhe mashtrimi.
5 – Despotizmi fetar. Edhe pse feja e vërtetë vë theksin tek koncepti i lirisë, barazisë dhe këshillimit, gjejmë disa individë ose organizata të cilat i shfrytëzojnë disa koncepte pseudo fetare për të ushtruar pushtetin e tyre mbi njerëzit, me pretekstin se flasin në emër të Zotit, se ata zotërojnë të vërtetën absolute e cila as që nuk duhet diskutuar. Ky mund të jetë despotizmi më i rrezikshëm, pasi nënshtron njerëzit në emër të fesë dhe nën flamurin e saj.
Këtë model e hasim rëndom tek ata burra të cilët i nënshtrojnë dhe shtypin gratë e tyre, duke u bazuar gjoja në tekste fetare të nxjerra nga konteksti i tyre. Atë e hasim edhe tek baballarë të cilët sillen ashpër me fëmijët dhe nuk e respektojnë vullnetin e tyre, duke u nxjerrë para tekstet që flasin për respektin dhe bindjen e prindërve. Atë e hasim edhe tek klerikët dhe njerëzit e fesë, të cilët u shesin indulgjenca njerëzve, ashtu siç e hasim edhe tek qeveritarët të cilët fshihen pas petkut të fesë për të mbuluar diktaturën dhe tiraninë.
Ndër shenjat e despotizmit fetar, është dhe gërryerja[D1]  e hapësirës së lejuarës (mubah) hapësirë kjo e lënë në heshtje nga Zoti, jo sepse ka harruar dhe e ka injoruar, por për ti dhënë mendjes njerëzore lirinë për të  zgjedhur në ato gjëra të cilat nuk janë as hallall dhe as haram.
Hapësira e të lejuarës (mubah) është ajo për të cilën Zoti ka thënë:”Ju i njihni më mirë si veprohet në çështjet e përditshme të kësaj bote.” Zoti ka dashur që kjo hapësirë të jetë e gjerë dhe e pakufizuar nga kriteret e hallallit dhe haramit, me qëllim që logjika njerëzore të ndihet e lirë për të gjykuar.
Në shoqëritë ku ekziston despotizmi fetar, lartësohen zërat e klerikëve të cilët deklarojnë se duhet të kontrollojnë gjithçka nga jeta e njerëzve, sado e madhe apo e vogël qoftë. Kjo, nën pretekstin se feja nuk ka lënë asgjë në heshtje, por për gjithçka ka vendosur ligje dhe dispozita. Ata harrojnë se në hapësirën e të lejuarës, njeriu është i lirë dhe se i dërguari i Zotit a.s nuk i pëlqente  pyetjet e tepërta, me qëllim që njerëzit mos bien në kurthin e shtrëngimit dhe të qenit strikt. Këto shoqëri tek të cilat gërryhet çdo ditë hapësira e të lejuarës (mubah), njerëzit shndërrohen në robër të klerikëve dhe njerëzve të fesë për çdo gjë, sado e vogël qoftë. Ata harrojnë se kështu po bien në pusinë e priftërisë, hapi i parë drejt despotizmit fetar.
6 – Despotizmi social dhe shtresor. Në këtë rast, kemi disa shtresa – pushtetarët, feudalët, biznesmenët – të cilat sillen në mënyrë despotike me shtresat më të ulëta, të cilat janë në pritje të fundit të dhimbshëm. Në rastin më të mirë, kur ata revoltohen dhe triumfojnë, ajo që ndodh është se të shtypurit shndërrohen në tiranë dhe despotë ndaj shtresave të tjera. Kështu kemi një cikël dhe alternim tiranie, e cila rrënon aftësitë dhe dhuntitë e shoqërisë.
7 – Despotizmi politik. Ai përbën nivelin më të lartë të despotizmit, saqë sa herë që përmendet despotizmi dhe tirania, mendja na shkon menjëherë tek politika. Kjo, ndoshta ngaqë është më e përhapur dhe me ndikimin më të madh.
Kjo qartësi dhe famë e despotizmit politik, na kursen shtjellimin e detajeve, pasi ai njihet nga të gjithë. Ajo që vlen të themi, është se rrënjët e këtij despotizmi, gjenden tek një baba despot, një drejtor, mësues, ministër, klerik etj… Despotizmi fetar, është fryt i kulturës despotike dhe nuk mund të eliminohet vetëm me një revolucion, apo grusht shteti. Ai eliminohet kur kultura e lirisë, barazisë dhe drejtësisë depërton tek shumica e shtresave dhe niveleve të lartpërmendura.
Megjithatë, vetëm dinamika e kulturës së lirisë, nuk mjafton derisa ata që e kanë përqafuar lirinë, të luftojnë për rrënjësimin e mekanizmave të cilat garantojnë ushtrimin e kësaj të drejte, siç është demokracia dhe çdo mekanizëm tjetër i cili garanton vazhdueshmërinë e lirisë dhe qëndron barrierë para çdo tirani i cili është i gatshëm ti përmbysë këto vlera në çdo çast.
8 – Despotizmi ndërkombëtar. Ky lloj despotizmi është bërë më i qartë, që kur u shfaq bota e njëpolarizuar, e cila kontrollohet nga një perandori dhe superfuqi e vetme. Të gjitha organizmat dhe institucionet ndërkombëtare, të cilat u krijuan për të mbrojtur të drejtën ndërkombëtare, tashmë janë vënë në shërbim të këtij despotizmi.
 
 
 
PSIKOLOGJIA E TIRANISE (1)
Psikologjia e tiranisë (3)
 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit