-3.8 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

PSIKOLOGJI SOCIALE

Më të lexuarat

Po më thoshte dikur një shok I mirë por që nuk I kuptonte dot këto ndarjet e gjinive që rekomandon Islami.
-Si është e mundur më tha? A nuk krijon kjo ndasi, tërheqje për gjininë e njëjtë?
– Përkundrazi I thashë, asnjëherë në historinë Islame nuk e kemi parë fenomenin LGBT, të përhapur në shoqëritë e ndara nga ana gjinore. Mund të ketë pasur aty këtu, por kanë qenë raste të kufizuara dhe të parrezikshme.

Nga ana tjetër, në shoqëritë e ndara, kuptimi I dashurisë merr trajtën natyrale dhe tepër të bukur. Pasi femra nuk është afër mashkullit. Romantizmi aty gjen hapësirën e nevojshme. Edhe familjet kur krijohen janë më të forta e më të lidhura e rrallë herë ndodhin shkatërrimet e familjeve dhe pasojave të saj.

Por le të dalim tani nga ana tjetër, aty ku shoqëria është e përzier, në kulturën perëndimore.
LGBT janë thellësisht të përhapura jo vetëm sepse suportohen politikisht. Por sepse përzierja e vazhdueshme me gjininë tjetër, humbet fantazinë dhe interesin për gjininë e kundërt. Dashuria nuk ka më atë origjinalitet dhe fantazi që kërkohet. Nuk ka romantizëm. Për këtë arsye, në kërkim të asaj që është tabu, perëndimorët kërkojnë eksplorime të reja jashtë natyrës njerëzore korrekte.
Atje familja po rrënohet dhe pasojat janë tmerruese tek brezi që po rritet.

Këtu nuk po flasim edhe për faktorë të tjerë artificialë që po shkatërrojnë kulturën dhe qytetërimin perëndimor.

Por po flasim pse Shoqëritë e ndara janë më të shëndetshme

Nga: Eduart Thartori

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit