-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Pse zgjoheni një minutë para se të bjerë alarmi

Më të lexuarat

Sa herë ju ka ndodhur të zgjoheni një minutë apo dy para se të bjerë alarmi? Ja se pse ndodh kjo. “Ndërkohë që aplikacionet dhe orët e ndryshme duhet t’ju zgjojnë gradualisht, trupi juaj përpiqet ta arrijë të njëjtën gjë. Që dita të fillojë sa më ngadalë, trupi në fazën e fundit të gjumit prodhon pak më shumë hormone që lidhen me stresin, duke e përgatitur trupin për t’u zgjuar”, thekson profesori i psikologjisë, dr. Jan Born. Gjatë studimit, Born dhe ekipi i tij kanë zbuluar se hormoni adrenokortikotropin prodhohet në sasi të mëdha, kur personi pret të zgjohet në një kohë të caktuar, transmeton Koha.net. Në këtë eksperiment, vullnetarët shkuan në krevat në mesnatë, ndërsa atyre iu tha që alarmi do t’i zgjonte në mëngjes në gjashtë, ndërsa dy ditët e ardhshme në orën nëntë. “Kur prisnin që alarmi do të binte në orën gjashtë, kishte një rritje shtesë të prodhimit të hormonit adrenokortikotropin, pak para se të zgjoheshin. Tek vullnetarët që e prisnin zgjimin në orën nëntë kishte një rritje të këtij hormoni”, shpjegoi dr. Born. Edhe pse zgjimin pak para alarmit shpesh ia atribuojmë shprehisë që të zgjohemi herët, si duket është krejtësisht e kundërta. Dr. Born shpjegoi se para zërit të alarmit më shpesh zgjohen pikërisht ata të cilët nuk janë mësuar të zgjohen herët, transmeton Koha.net. Megjithatë, nuk dihet krejtësisht se pse tek ata në fazën e fundit të gjumit rritet niveli i hormoneve të lidhura me stresin. “Çdo person ka një orë të ndryshme të brendshme. Variacionet në gjene vendosin se cili prej nesh do të “kurdiset” natyrshëm për t’u ngritur herët, dhe cili jo”, tha dr. Luciano di Tachio.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit