1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Pse të bëhemi arrogant, ne nga dheu jemi krijuar, dhe në dhe do të kthehemi

Më të lexuarat

Transmetohet nga Ebu Musa el-Eshariu se ka thënë: “Pejgamberi (savs), e vizitoi një beduin dhe ai e gostiti atë, kështu që Pejgamberi (savs), para se të largohej prej tij, tha: ‘Eja edhe ti te ne.’ (Ai donte t’iakthente mikpritjen dhe bamirësinë e treguar). Dhe nuk kaloi shumë kohë, kur beduini erdhi në Medinë. Atëherë, Pejgamberi (savs), i tha: ‘Shprehe nevojën tënde!” Beduini tha: ‘Mua më nevojitet një deve për kalërim dhe një dhi për qumësht për familjen time.’

Atëherë Pejgambberi (savs), tha: “A nuk mund të jesh si plaka nga Benu Israili?” Ata thanë: ‘O i Dërguari i Allahut, cila është plaka nga Benu Israili?’

Ai tha: “Kur Musai (a.s.) u nis me izraelitët nga Egjipti, ata u larguan nga rruga e drejtë, prandaj ai i pyeti:’Çka është kjo?’Dijetarët e tyre thanë: ‘Jusufi (a.s.), në prag të vdekjes ka lënë porosi që mos të largohemi nga Egjipti derisa ta marrim me vete trupin e tij të vdekur.’Musai (a.s.) i pyeti: ‘Kush e di se ku gjendet varri i tij?’ Ata thanë: ‘Një plakë nga Benu Israili’, kështu që ai e thirri atë. Kur ajo erdhi, ai i tha asaj: ‘Ma trego varrin e Jusufit (a.s.)!Plaka tha: ‘Unë nuk do të tregoj derisa të ma plotësosh kërkesën time.’ Musai (a.s.), e pyeti: ‘Po cila është kërkesa jote?’ Ajo tha: ‘Që të hyj në xhenet me ty!’ Musai (a.s.), refuzoi (sepse ai nuk ka fuqi t’ia japë askujt xhenetin ose xhehenemin). Atëherë Allahu i shpalli që t’ia përmbushte kërkesën e saj dhe ai e bëri atë. Pas kësaj, ajo i çoi tek një liqen ose moçal dhe u tha atyre: ‘Kulloni këtë vend.’ Kështu ata e kulluan moçalin, e morën trupin e Jusufit(a.s.) dhe e përmbushën porosinë e tij. ”(Ibn Hibani në Sahih, Hakimi në Mustedrek, Shejh Albani e vlerësoi këtë transmetim si të besueshëm)

Shikoni përulësinë dhe modestinë e Pejgamberit (savs)!Ai u lartësua mbi qiellin e shtatë dhe shkoi në një vend që asnjë krijesë nuk kishte arritur kurrë, por kur u kthye në tokë ai qëndroi i përulur dhe modest.

Ai u kthye në tendë te beduini i cili ishte i panjohur dhe iaruajti bamirësinë dhe mikpritjen e tij, dhe i tha të shkonteqë ta shpërblente. Po ne, vallë, çka po ndodh me ne?! Kur dikush prej nesh ka një makinë luksoze të shtrenjtë, ai ngrihet dhe bëhet arrogant si Karuni në Egjipt, ndërsa kur merr ndonjë diplomë apo ndonjë titull akademik, e imagjinon veten sitë ishte një nga shkruesit e ‘shpalljes’, dhe nuk dëshiron që të thirret me emër, por me titull: magjistër, doktor, shejh, akademik, etj.

O njerëz, le të bëhemi të përulur, sepse jemi të krijuar nga dheu dhe në dhe do të kthehemi. Kjo botë është ura mbi të cilën duhet të kalojmë në Ahiret, prandaj le të mos lejojmë që kjo botë të jetë brenga jonë kryesore. Pejgamberi (savs), mbeti i hutuar kur beduini, të cilit ia hapi derën dhe i dha mundësipër të kërkuar atë që dëshironte, ai kërkoi një deve dhe një dhi.

Puna është një gjë e ligjshme dhe e përcaktuar dhe nuk ka asgjë të keqe në grumbullimin e pronës dhe pasurisë, është turp që njeriu që të jetë barrë për njerëzit e tjerë, por ekziston dallim i madh midis pasurisë dhe parave që i keni në dorën tuaj dhe asaj që keni në zemrën tuaj.

Prandaj, dëshirat dhe aspiratat tonale të janë sublime si aspiratat e plakës nga Benu Israili, dhe jo si aspiratat e beduinit nga transmetimi i përmendur.

Edhem Sherkavi;

Përkthim: Miftar Ajdini

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit