I bleu një karrocë për invalid, pastaj djaloshi i tha diçka që e befasoi dhe mahniti

0
111

Në një emision televiziv, drejtuesi i emisionit e pyeti mysafirin e tij, përndryshe një milioner: „Cili është momenti më i lumtur në jetën tënde?“

Milioneri u përgjigj: „Një ditë, një mik i imi më kërkoi të ndihmoja për të blerë disa karroca për një grup fëmijësh me aftësi të kufizuara. Dhe unë menjëherë dhurova mjeteqë të blehen karrocat, por miku im këmbënguli që unë të shkoja me të dhe personalisht t’ua jepja dhuratat e miafëmijëve me aftësi të kufizuara. Unë e dëgjova, dhe shkova me të dhe ua dhashë fëmijëve karrocat meqë rast e pashë një gëzim të papërshkrueshëm në fytyrat e fëmijëve, të cilët filluan t’i ngasin karrocat në të gjitha drejtimet, duke qeshur dhe duke u lumturuar, sikur të ishin në një park zbavitës.

Por ajo që më solli veçanërisht gëzim dhe lumturi në zemrën time,është ajo se njëri nga fëmijët, në momentin kur unë doja të largohesha, u kap për këmbën time, dhe më mbajti fort për këmbë, ndërsa shikimi i tij fëminor ishte i drejtuar dhe i përqendruar në fytyrën time. Unë u përkula dhe e pyeta: „O bir, a dëshiron diçka tjetër nga unë para se të largohem?“

Përgjigja e tij ishte e habitshme; nga ajo përgjigje unë e mësova kuptimin e lumturisë së vërtetë dhe ajo ma ndryshoi plotësisht jetën time.

Ai më tha: „Unë dua t’imbaj në mend mirë tiparet e fytyrës tënde, që të të njohkur të takohemi në xhenet, dhe të të falënderoj edhe një herë para Allahut të Plotfuqishëm!“

Fjalët e djaloshit më tronditën shumë dhe më bënë të lotoj! Atëherë unë e mësova kuptimin e vërtetë të sadakës dhe se si ajo ka efekte të mrekullueshme në jetën e njeriut.“

Përkthim: Miftar Ajdini