8.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Pse sipas serbëve Ramush Haradinaj është katolik?

Më të lexuarat

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nxiti reagime të mëdha kur në një televizion serb u deklarua rreth përkatësisë fetare, duke thënë se familjarët e tij në të kaluarën kanë qenë katolikë. E kjo çështje, përveç në Kosovë, ku pati shumë reagime, po debatohet edhe në Serbi
Analisti i njohur serb, Dushan Janjiq, ka thënë se Haradinaj është katolik edhe këtë e ka lidhur me emrat e fëmijëve të tij.

„Ai është katolik, kjo shihet prej emrave të fëmijëve…“ ka thënë Janjiq.

Ndryshe Janjiq ka dhënë detaje interesante për gjyshin e Haradinajt duke thënë se ai është i varrosur në Beograd.

“Gjyshi i tij nuk ka qenë katolik, ai ka vdekur në Beograd, është i varrosur në varrezat e myslimanëve afër Beogradit të ri, ka qenë i afërt me mbretërinë. Është një familje që e ka pasur vendin e saj në Mbretërinë e Jugosllavisë. Gjyshi im ka qenë oficer i xhandarmërisë dhe është i varrosur afër manastirit të Deçanit dhe unë kam pyetur rreth procedurës se nuk e kam ditur“, ka thënë Janjiq.

Ndryshe, kryeministri Haradinaj gjatë intervistës në televizionin serb ka thënë se ka respekt për ortodoksizmin duke treguar që ka vizituar kishat serbe dhe se ua ka uruar Krishtlindjen komunitetit serb.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit