-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Pse shpërblimi i agjëruesit është pa llogari?

Më të lexuarat

Profeti alejhi selam thotë: “Çdo pune e birit të Ademit shumëfishohet, një punë e mirë nga dhjetë deri në shtatëqind herë përveç agjërimit që do të jetë më shumë, se agjëruesi lë qejfet dhe ushqimin e tij për Allahun e madhëruar”. E transmeton Buhariu dhe Muslimi.

Të njëjtin shpërblim e gjejmë se Allahu ua premton atë durimtarëve siç thuhet në kuran: “Sigurisht që durimtarët shpërblehen pa llogari” suretu Ez-Zumer: 10.

Ka një lidhje mes durimit dhe agjërimit dhe kjo lidhje është sepse sabri është themeli i agjërimit dhe si të tilla kenë shpërblim pa llogari.

Agjërimi si adhurimi që kërkon largim nga disa kënaqësi të kësaj bote është provë e vërtetë për besimin dhe kjo na kujton provimin e Ibrahimit alejhi selam kur Allahu i madhëruar i kërkoi të flijonte birin e tij të shumë pritur Ismailin alejhi selam i cili sapo kishte mbushur moshën për të ecur pas të atit.

Ska dyshim se kjo prove kërkon mposhtje të kënaqësive të kësaj bote sikurse kërkon edhe agjërimi prandaj dhe Ibrahimi alejhi selam nuk është lavdëruar më shumë se sa në ajetet ku përmendet kjo histori siç thotë Allahu në Kuran: “Kur iu dorëzuan vullnetit të Allahut dhe e shtriu mënjanë, ne i thirrëm: O Ibrahim! Ti e çove në vend ëndrrën dhe ne kështu i shpërblejmë punëmirët.

Kjo është provë e qartë dhe ne ia kompensuam me një kurban të madh. E lamë që të përmendet te brezat e tjerë. Paqja qoftë mbi Ibrahimin. Ne kështu shpërblejmë punëmirët. Ai ishte prej robëve tanë besimtarë” suretu Es-Saffat: 103-111.

Sa i madh ky lavdërim prej Allahut zotit të botëve i cili nuk ka nevojë për asgjë.

Dr.Abdullah Nabolli

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit