-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

PSE RINIA JOSHET NGA ISIS-i

Më të lexuarat

1- Detyrimisht ju mungon dituria e saktë fetare.
2- Keqkuptimi i argumenteve të fesë, apo moskuptimi fare i tyre.
3-Rebelimi dhe akuzimi i hoxhallarëve të hajrit me lloj-lloj shpifjesh
4- Kapja pas “hoxhallarëve” pretendues
5- Mosmenagjimi e as kontrollimi i jetës së tyre nga prindërit apo përgjegjësit e familjes.
6- Shfrytëzimi i rekrutuesve të Isisit disa pika të dobëta të rinisë si: injoranca, sinqeriteti i shoqëruar me mendjelehtësi, dhembshuria për të tjerët, etj. Të gjitha këto pika, dhe të tjera, ua keqmenagjojnë njerëzit e papërgjegjshëm në interes të ideologjive të tyre.
7- Referencë kanë internetin pa ditur burimet se kush qëndron pas atyre faqeve në internet.
8- Shikimi i videove në internet që janë të dëmshme për ta.
9- Dështimet në shkollim apo arritjen e ëndrrave që i kanë në jetë.
10- Joshja me shpërblime të dunjasë apo botës tjetër.
11- Kapja për gjëra dytësore pa i kuptuar ato thelbësore.
Si ta ndalojmë këtë sëmundje ?
1- Të bashkohemi
2- Të na jepet mundësia për shpjegim të saktë. Nëse jo atëherë të devijuarit do e marrin këtë pjesë të rinisë në dorë të tyre. Sepse kur mungon e sakta gjen vend e pasakta.
3- Rinisë të ja japim mundësinë për të na pyetur rreth dyshimeve që posedojnë, kështu tu sqarohet e sakta. Nëse jo atëherë do ju shtohen dyshimet dhe do u forcohen edhe më shumë.
4- Të mbjellim frikën e Zotit në zemrat e tyre që t’i frikësohen Ditës Gjykimit e të mos i bëjnë padrejtësi askujt.
5- Tua sqarojmë objektivat e Islamit pse ka ardhur si fe për njerëzimin. Ta ruaj jetën e njerëzve apo t’i vras ata. Ta ruaj pasurinë apo uzurpojë. T’i detyroj të tjerët me hyrje në fe apo thjesht tua shpjegoj të tjerëve Islamin pastaj t’i lë të vendosin vetë me dëshirë dhe vullnet personal.
Zoti na ndihmoftë kah hajri.
Hoxhë Lulzim Susuri

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit