Qytetarët obligohen të pajisen me tiketa ngjitëse pas regjistrimit të automjeteve të tyre.
Zhurmë, pritje e vonesa shkaktohen pothuajse çdo ditë në rrugët e Prishtinës.
Krejt kjo nga ngarkesa e madhe e veturave. Disa herë, është kritikuar ndotja që ato shkaktojnë dhe gjendja jo e mirë teknike.
Pikërisht, për identifikim më të lehtë të automjeteve që kanë të kryer kontrollin teknik, shoferët duhet të paguajnë shtesë 5 euro.
Sipas vendimit të Ministrisë së Infrastrukturës, qytetarët obligohen të pajisen me tiketa ngjitëse pas regjistrimit të automjeteve të tyre.
Zëvëndësministri i kësaj ministrie, Hysen Durmishi thotë se kjo do të t’i ndihmojë Kosovës të aplikojë për karton të gjelbërt.
E kjo nuk është arsyeja e vetme. Megjithatë, jo të gjithë e mirëpritën këtë.
Ekspertët e komunikacionit thonë se kjo pagesë po bëhet e tepërt për qytetarët, pasi që çmimi për regjistrimin e veturës u ngrit edhe vitin e kaluar.
Por ky vendim, sipas Ahmetit ka edhe anën pozitive. E se kjo mund të jetë një barrë për qytetarët e thonë edhe ekonomistët.
Jakup Bellaqa thotë se për qytetarët do të ishte me ekonomike përdorimi i transportit urban.
Qytetarët që nga 1 shtatori do të jenë të obliguar të paguajnë shtesën prej 5 euro, gjatë regjistrimit të automjeteve.