10.4 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Pse pikëpamjet materialiste e anashkalojnë dimensionin shpirtëror?!

Më të lexuarat

Pikëpamje kryekëput materialiste, e bazuar në zhvillim dhe përparim që gjithmonë anashkalon dimensionin shpirtëror. Kjo, kurrë nuk di të ndalet e thotë mjaft më. E dëgjuar me mijëra herë si një refren klishe, përkatësisht, po të përkthehej me nota muzikore, i bie: po për studentët, jo për xhamitë, studentëve e jo xhamive…. Po mirë, kush na qenka ai komunitet? Kush na qenkan ata investues 15 milionësh? Ata duan të investojnë në një objekt kulti, apo jo? Atëherë, për çfarë arsye vërtetë të shëndosha tu mohohet qëllimi i tyre? Paj, kushedi, ndoshta duan ti kënaqin shijet estetike për një arkitekturë kulti, që në këtë rast na qenka “edhe” një xhami më “shumë”. A nuk paraqet kjo estremizëm sekularist përmes pikëpamjeve materialiste? Kjo, është njëra nga çështjet që më së shumti i tangon jo vetëm shoqëritë tona, por edhe shoqëritë botërore. Ekstremizmi civil materialist është burim i lajthitjes intelektuale dhe mohim i hyjnores. Ndërtimi i objekteve fetare lidhet me hyjnoren, e jo me materializmin. Autori në fjalë që kundërshton idenë e ndërtimit të një xhamie në Zvicër, përveç që shprehinë lexuese e shndërron në kulturë lexuese, tregon se çfarë lloji i veprimit e gëzon Zotin. Ai dëshiron që ta shohim botën nëpërmjet dritares konceptuale të saj. Ai do që qytetarëve tu tregojë edhe mënyren se si ata duhet ti destinojnë mjetet e tyre ose thënë më shqip planin e vet për zhvillim të qëndrueshëm, dëshiron t’ia tregojë shoqërisë shqiptare se si duhet të funksionojë. Këta njerëz në shoqëritë tona njihen si njerëz vetëm të teorisë dhe jo praktikës. Shoqëritë postmoderne shquhen për përafrimin e komuniteteve të ndryshme; dhe sa më shumë komunitete që ekzistojnë, aktivizmi shoqëror në të mirën e shoqërisë do të jetë më intensiv. Platoni kur flet për bindjet, thotë se edhe hajni si hajn, përpara se të vjedhë, fillimisht e bind veten e pastaj vepron, që dmth: nismëtarët e këtij objekti fetar janë të bindur dhe besojnë në idenë e tyre, pastaj fillojnë që ti bindin edhe të tjerët. Përderisa ka pushtet një grup në një ide, gjithmonë ekziston mundësia nga grupi tjetër për rezistencë ose aktivizim të ndonjë projekti antipod. Pikërisht duke u thirrur në këtë hipotezë, ekziston mundësia që personat të cilët e përkrahin idenë e financimit të studentëve mund të organizohen për një financim të këtillë. Është për tu habitur fakti se gjithmonë kur ndërtohen ose fillojnë bisedat për projekte ose organizim të ndonjë sfere fetare, njerëzve u kujtohen projektet infrastrukturore, për financim të studentëve dhe çdo monodramë tjetër, duke i treguar edhe të tjerëve ku duhet ti shpërndajnë mjetet e tyre vetanake.

Harari kur e krahason numrin e vetëvrasjeve në Shqipëri, si vend i botës së tretë me Zvicrën, që i përket botës së parë, vetëvrasjet janë dukshëm më të shumta në Zvicër sesa në Shqipëri. Harari vazhdon ta parashtrojë pyetjen, se çka i bën njerëzit të lumtur?

Kjo kulturë autokrate që promovohet gjithandej në promovim të materializmit dhe duke i nënvleresuar të gjithë komunitetet tjera që nuk mendojnë në mënyrë materialiste, nuk është asgjë tjetër veçse nënçmim dhe mosrespektim i bindjeve të tjetrit.

Kjo formulë e materializmit e bazuar në zhvillim, ndërtim, përparim, degradon qytetarin që nuk qëndron mirë financiarisht. Relativizimi i gjithçkaje që është fetare dhe keqkuptimi për projektet e tyre, paraqet mosrespekt. Relativizmi i tepërt i aspektit fetar, njerëzit i orienton në nihilizëm. Kur kjo ide nënvlerësohet dhe jepen sugjerime që të zëvendësohen me projekte tjera, është nënçmim dhe demotivim që u bëhet atyre qytetarëve. Premisa tjetër që nuk duron anashkalim është se shqiptarët përmes identitetit të tyre fetar janë duke e ruajtur edhe identitetin kulturor. P.s. do të isha i pari që do të mbështjesa “nismën imagjinative” për financimin e studentëve.

Dr. Driton Maliqi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit