0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Pse nuk i kundërshtojmë Islamofobët?

Më të lexuarat

Nga: Enes Neza

Ndjenja e kompleksiteti, e pse jo shpeshherë dhe e inferioritetit, ndaj kulturës dominante dhe narratives anti-fetar Islame të të ashtuquajturës elitë politike e kulturore në vend, ia ka arritur deri diku të na bëjë dhe ne pjesë të mendësisë zotëruese se të kritikosh fenë e të jesh diskriminues ndaj muslimanëve nuk qenka gjë dhe aq e rëndë. Se diskriminimi fetar nuk është domosdoshmërisht Islamofobi, por një proces normal në një klimë aspak normale në të cilën gjendet Shqipëria.

Kjo ka çuar në një farë relativizimi të qasjeve tona ndaj Islamofobisë. Mospasja e një strategjie të përbashkët veprimi ka çuar në humbjen e forcës së unitetit ndërmjet muslimanëve dhe rrjedhimisht në dëmtim të kauzës.

Thirrjet e vazhdueshme për të mbajtur qëndrim ndaj figurave apo politikave islamofobe shpeshherë ka rënë në vesh të shurdher, ku shumë muslimanë, përfshirë dhe drejtues fetare në vend, jo vetëm që nuk kanë mbajtur qëndrim ndaj islamofobëve por edhe janë shfaqur përkrah tyre. Kjo jo vetëm që ka zbehur imazhin e këtyre individëve si islamofobë, por njëkohësisht kjo i ka shërbyer propagandës dhe pretendimeve të tyre se nuk ka Islamofobi në një vend me shumicë muslimane, e se kjo kauzë, pra Islamofobia, është fabrikim për t’ua mbyllur gojën kritikëve dhe “mendjehapurve”.

Në si muslimanë duhet patjetër që çdo individ apo entitet islamofob ta bojkotojmë e jo ta rehabilitojmë duke u shkuar nëpër emisione apo duke pirë kafe me ta. Për aq kohë sa ata vazhdojnë të jetë urrejtënxitës dhe përfitues të Islamofobisë ne duhet të mbajmë qëndrim. Është e nevojshme që t’i koordinojmë përpjekjet tona në mënyrë që të kemi rezultat, e jo ta gjejmë vetën në të njëjtën situatë edhe pas 10 a 20 vitesh.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit