1.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Pse nuk do të më shohësh mirë?!

Më të lexuarat

Pse nuk do të më shohësh mirë?!

– Xhelozët, ziliqarët, (hasedgjitë apo Hejterat si të duash emërtoi pak rëndësi ka)!

Po flas për personin i cili i’a ka inati personit tjetër nuk i kuptoj pse këta nuk duan të më shohin mirë?

E para: çdo e mirë që kam arrit, e kam arrijte me caktimin e Allahut! Pra Allahu e ka shkruar që të kesh atë të mirë (si do që të jetë e madhe apo e vogël)!

– Pra si merr atë guxim o ziliqar të i kundërvihesh caktimit të Zotit?!

E dyta: Çfarë fiton ti nëse më urren pash Zotin? (Lumturi definitivsht jo)

E treta: Pse humb kohë duke pasur xhelozi ndaj meje, sikur të kaloje një kohë duke bërë hulumtimin për vetvetën tënde, me siguri do ti kishe të mirat e mia që kaq shumë më xhelozon! A thua pse kjo xhelozi e madhe ndaj meje?!

E katërta: Dije se xhelozia dhe inati yt nuk do të më ndalin, përkundrazi do të më bëjn më të fortë dhe më shumë të arrij sukseset e mia (deri sa të pelcasësh)!

E pesta: Dhe e fundit… Lexo ore lexo .. ndoshta duke lexuar ke për të arrit deri tek Hadithi i cili thotë “Ruani nga ZILIA se Zilia (hasedi) i djeg punët e mira që i ke bërë sikur se zjarri qe i djeg drunjët” Të mjafton pra ky hadith për ta kuptuar çështjen.. Hë, paramendo?! Ke agjëruar, ke falur namaz, ke bër dhikër, ke dhënë sadaka … dhe në fund të digjen veprat (shkaku se ke pas zili ndaj tjetrit) nuk i’a vlen apo jo?!

Andaj s’ka më mirë se të shikosh punën tënde dhe mos të kesh zili ndaj tjetrit o vëlla…Shiko rregullo vetën dhe jetën tënde se me këtë zili (hased) që ke ti do ta humbësh edhe këtë jetë edhe amshueshmërinë (Ahiretin)!

“Se zilia (hasedi) qëndron vetëm tek njerëzit e sëmurë psiqikisht”

 

Nga: Djaloshi që thotë Estagfirullah

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit