قال رسول الله ص: “لاَ يَبُولَنَّ أَحَدُكُمْ فِي الْمَاءِ الدَّائِمِ الَّذِي لاَ يَجْرِي ثُمَّ يَغْتَسِلُ فِيهِ.”
“Askush nga ju, në asnjë rast të mos urinoj në ujë të qetë, që nuk rrjedh, e pastaj me të të lahet.” (el-Buhari, 239)
Pejgamberi (savs) e ka ndaluar urinimin në ujë. Shkencërisht është vërtetuar se urina e njeriut përmban një numër të mikrobeve dhe baktereve të cilat barten në formën e tyre nga një person në tjetrin nëpërmjet ujit. Urinimi në ujë, sidomos në ujin që qëndron në një vend, shkakton përhapjen e shumë epidemive siç është kolera, tifoja dhe polio, pikërisht siç është rasti me pishinat publike.
Prandaj, pejgamberi Muhamed (savs) e ka ndaluar për të na garantuar – me vullnetin e Allahut – jetë të lumtur pa sëmundje.
Përshtati: Miftar Ajdini