Kam ca ditë që shfrytëzojë detin e plazhin shqiptar, një mrekulli madhështore që Zoti i Madhërishëm e ka krijuar për të gjithë njerëzit. Ndalesh e mediton në Krijimin e Zotit dhe vetvetiu të vie në gojë fjala I Madhërishëm je o Zot, këtë nuk e krijove kot!
Por a ka njerëz që nuk kuptojnë dhe nuk vërejnë shenjtat e Zotit! Sa të duash. I tillë është edhe deputeti i Parlamentit të Kosovës, Milaim Zeka i cili me dhimbje të thellë tregon se pa marrë parasysh sa ka udhëtuar e ka përvojë, kur vie fjala te konceptet fetare është një injorant i veçantë.
Thotë që e ka lexuar Kuranin, librin që Zoti i Madhërishëm ua ka zbritur njerëzimit përmes Profetit Muhamed (paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të) dhe se askund nuk e ka gjetur se flitet për detin.
E para pse e ke lexuar Kuranin, nuk do të thotë që ke arritur ta kuptosh. Ka plotë dijetar që e kanë shkrirë jetën e tyre në kuptimin e verseteve Kuranore dhe nuk kanë arritur ta kuptojnë atë plotësisht. Milaim Zeka nuk e njeh arabishten dhe si të tillë nuk e kupton në origjinal si është. Përkthimi nuk kuptohet pa marrë librat e dijetarëve që tërë jetën e kaluan mbi Kuran dhe komentimin e verseteve që janë në të. Pa ditur se si funksionon shkenca e Tefsirit (komentimit të Kuranit), pa ditur historinë e shpalljes së verseteve një nga një, pa thyer gjunjët para dijetarëve dhe të mençurve që njohin Islamin, ai shumë lehtë fletë broçkulla mbi Kuranin. Njohja e shkencave shoqërore nuk të bënë të kuptosh religjionin, e sidomos Islamin që është një dije madhështore karshi të gjitha shkencave.
E dyta Milaim, Kurani nuk është roman e as libër që e ka shkruar ndonjë njeri. Ai është zbritur nga Zoti i Madhërishëm për të gjithë njerëzimin dhe është zgjidhje për të gjithë kohërat. Këtë myslimanët e besojnë dhe janë të bindur, ani pse politikanët shqiptar që i prezantojnë ata janë debilla të vërtetë kur bie fjala tek feja.
Milaim Zeka e të ngjashmit sikur ai, nuk do të arrijnë të kuptojnë Islamin e as nuk do të arrijnë të kuptojnë Kuranin, përderisa e shohin fenë si të rrezikshëm e librin e shenjtë e shohin me përbuzje. Zoti i Madhërishëm i ka sfiduar të gjithë njerëzit që nëse jeni të zot e të mençur bëjeni vetëm një faqe si Kurani dhe mblidhuni e gjithë bota! Askush nuk e ka bërë dhe as që do mund ta bëjë ndokush ndonjëherë këtë. Deputeti përndryshe sot flet diçka e nesër diçka tjetër, me tregu se ai është njeri dhe plotë të meta. I pa të meta është Zoti, fjalët e Tij nuk kanë ndryshuar asnjëherë prej momentit që janë shpallur.
Përndryshe më mirë të tillëve më mirë iu bie të rrijë me hoxhallarët e ti dëgjojnë ligjëratat e tyre se sa të dalin si karafila në media duke folur me injorancë të tillë. Për fe mos fol pa dije, se sa për njohuri verseti i parë i zbritur në Kuran është LEXO!
Nexhmedin Kalisi