2.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Pse luftohet shamia e femrës myslimane?

Më të lexuarat

Shamia e femrës myslimane është çlirim nga skllavërimi modern që i bëhet kësaj gjinie (Baidao), pasi kapitalizmi në perëndim nuk shet dot as një cigare pa përdorur hiret e femrës si stimul marketingu. Kjo shpejgon edhe faktin se përse në perëndim femrat paguhen më pak se meshkujt kur bëjnë punë intelektuale dhe paguhen shumë herë më shumë se meshkujt kur “tregtojnë” hiret e tyre.
Pse është liri zhveshja, ndërkohë që veshja me vullnet të lirë të femrës përbënka kërcënim për të drejtat e kësaj gjinie? Mos ndoshta me kërcënim ata nënkuptojnë sistemin e tyre tregtues të çdo vlere, norme, morali a shenjtërie?

Problemi qendron se ky sistem e nis nga shamia dhe përfundon duke e detyruar femrën të nxjerr shalët për tu punësuar, të vesh minifundin për të ruajtur vendin e punës, e sa e sa gjëra të tjera që s’na lejon etika ti themi. Ky sistem ka futur konkurencën në zhveshjen e femrës, duke bërë që gratë në moshë të dëshpërohen se nuk i merr kush në punë vetëm sepse s’kanë çfarë të SHESIN. Tregtimin e femrës e shohim në çdo media, çdo reklamë a program, politikë dhe kudo ku trupi saj mund të bëjë punë. Shamia kujdeset për femrën, kapitalizmi për trupin e saj. Thënë kjo ky është sistemi që e trajton femrën si mall seksi dhe mesa duket shamia është rezistenca dhe çlirimi i grave prej tij. Ky sistem falimenton nga shamia.

Enklid Pelari

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit