-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Pse Leximi?!

Më të lexuarat

Sepse ai që lexon e edukon veten në shkathtësinë e leximit.
Sepse libri e detyron lexuesit të dëgjon me vëmendje.
Sepse lexuesi nuk mund ta ndërpres autorin për të thënë mendimin e ti të parëndësishëm, jashtë kontekstit krysor, mendim me vlerë, por s’mund t’ia ndryshon hë për hë autorit mendimin, por krejt këtë mund ta bëjë pasi ta lexojë me vëmendje të plotë tërë librin, në mënyrë më përmbledhëse dhe gjithëpërfshirëse.
Është trajnim për mendjen dhe shpirtin, trajnim i rëndësishëm dhe i domosdoshëm.
Pse leximi?!
Sepse çdo njeri të rëndësishëm që e sheh si model mbi fytyrën e tokës, qoftë arqitekt, apo letrar, apo profesor, etj., në këtë pozitë ka arritur me lexim.
Pse leximi?!
Sepse koha jote është më e vlefshme se sa ta humbasësh duke biseduar me njerëz.
Pse leximi?!
Sepse edhe e keqja, e keqja që buron nga leximi, është më i bukur dhe më kreative se ajo e keqe që buron nga injoranca.
Pse leximi?!
Sepse e mira që buron nga leximi është më e bukur dhe më kreative se e keqeja e lartpërmendur.
Pse leximi?!
Sepse edhe luftat janë më pak të dëmshme me lexim.
Pse leximi?!
Sepse tiranët nuk duan që ti të lexosh.
Pse leximi?!
Sepse të drejtat merren me butësi me lexim.
Pse leximi?!
Sepse lexuesi me leximin e tij e di se në ç’farë niveli është, gjë të cilën nuk mundet ta dijë ai që është zhytur në mejdanin e përvojave praktike, leximi dhe përvoja praktike janpin forcën e analizës, pjesëmarrjes dhe inovacionit.
Pse leximi?!
Sepse dituria, njohja ta zbutë zemrën dhe të bën të veçantë, sikur qilimi i kuq, për tjerët ka qilim tjetër.
Pse leximi?!
Sepse kuptimi i vetes fillon që nga momenti që ti ulesh me te dhe me librin, si pasqyrë, me të dyjat në një kohë.
Pse leximi?!
Sepse pasurimi gjuhësor që arrihet me lexim i mundëson njeriut të flet për veten e tij në mënyrë shumë më të thellë se sa fillimi me (dua/urrej) dhe se fuqia intelektuale përputhet proporcionalisht me pasurimin gjuhësor i cili përdoret në logjikim.
Pse leximi?!
Sepse është një çështje puro shpirtërore dhe nuk mund të komentohet.
Leximi ta kthen njeriun, sepse njerëzorja mësohet me lexim.
Sepse Allahu njihet me lexim.
Sepse vatani ndërtohet me lexim.
Sepse dashuria mësohet me lexim.
Sepse etj., mësohet me lexim.
Nëse të pëlqen një djalosh për martesë pyete për leximin
Nëse të pëlqen një vashë për martesë pyete për leximin.
Lexo! Sepse qëndrimi larg leximit me dëshirën tënde, pasi që ke mundësi, është analfabetizëm i vullnetshëm.
Vërejtje: Në këtë botë s’ka gjë që njihet sikur s’kam kohë për lexim.

Abdullah Zejud
Përktheu: Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit