Shej Uthejmini për këtë çështje thotë:
“- Mëkatet janë pengesa më e madhe.
Thotë Allahu i lartësuar:
“…Nëse ata refuzojnë (gjykimin tënd), ti dije se All-llahu ka për qëllim t’i ndëshkojë për disa mëkate të tyre. Në të vërtetë, një shumicë e njerëzve janë jashtë rrugës.”
El Maide, 49.
Ky është argument se nëse njeriu largohet nga dhikri-përkujtimi i Zotit, shkak i kësaj janë mëkatet, por me istigfarë-kërkim falje nga Zoti dhe nijet të sinqertë, Allahu i lehtëson çështjet!”
Shejh Uthejmini, Sherh el Mumti’ 1/23.
Ruaju mëkateve, se ato të largojnë prej Zotit e të sjellin vetëm të këqia, mërzi dhe depresion, grindje në familje, fukarallëk…
E me dhikr qetësohet zemra.
“Ata që besuan dhe me të përmendur All-llahun zemrat e tyre qetësohen; pra ta dini se me të përmendur All-llahun zemrat stabilizohen.”
R’ad, 28.
Zoti na mbroftë nga mëkatet!