A e dini se kleri i feve apo riteve të krishtera që udhëheqin me të gjitha çështjet e fesë në Shqipëri nuk janë shqiptar fare? Pse kjo çështje nuk ngrihet asnjëherë në nivelin e duhur si shqetësim. A nuk kanë shqiptarët kuadro që këto pozicione drejtuese që t’i menaxhojnë e t’i udhëheqin vet?
A pyet kush nëse janë duke u ruajtur interesat më të mira të vendit apo jo nga këta drejtues fetar që vijnë nga vende të ndryshme, shpesh edhe me histori armiqësore?
A merr ndonjë herë vëmendjen e mediave, politikës dhe shoqërisë civile kjo çështje?
Pse nuk marrin mësim dhe model nga komuniteti musliman në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, Luginë dhe Mal të Zi, ku 100% e drejtuesve dhe imamëve janë shqiptar, janë vendas, janë patriot të dëshmuar, të rritur mes popullit dhe që predikojnë e ligjërojnë në gjuhën shqipe dhe në interesin më të mirë të besimtarëve dhe të vendit.
Apo preokupimi dhe mbajtja e fokusit vetëm në besimtarët musliman dhe komunitetin musliman, kjo luftë propagandistike qartazi është agjendë e armiqve sllavë dhe jo vetëm.
Lexues të nderuar ja vetëm disa nga figurat kryesore që udhëheqin me fetë e krishtera, ku përveç pozitave kryesore udhëheqëse me institucionet e fesë, tek komunitetet e krishtera duhet ta dimë se kemi edhe priftërinj, famullitar, peshkop, e ipeshkëv e pastor që nuk janë shqiptar. Për një popull që ka vetëm pak logjik, gjithcka është e qartë….
(Kliko për t’i parë të zmadhuara)
Drejtuesit e Kishës Ortodokse dhe Kishës Romake Katolike janë zakonisht të dërguar nga kishat e huaja, nga Kisha Ortodokse e Athinës dhe nga Vatikani. Kjo praktikë ka ngritur shqetësime të shumta në mes të besimtarëve shqiptarë. Një ndër kryesoret është se këto udhëheqës të kishave, të cilët janë të huaj, mund të mos përfaqësojnë gjithmonë interesat e besimtarëve dhe të vendit tonë.
Një nga shqetësimet kryesore është se këta klerikë të dërguar nga jashtë mund të kenë më shumë lidhje dhe lojalitet ndaj autoriteteve të tyre të qendrës se sa ndaj nevojave dhe sfidave të besimtarëve shqiptarë. Kjo mund të çojë në mungesë të ndërthurjes së plotë me shoqërinë dhe realitetet lokale të vendit tonë. Shqiptarët janë një komb me tradita të pasura dhe histori të thellë, dhe ata kanë potencialin dhe kapacitetin për të krijuar dhe menaxhuar strukturat e tyre kishtare.