0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Pse jemi servila?!!

Më të lexuarat

Hoxhë Bashkim Bajrami

Çdo gjë që na vjen nga Evropa edhe nëse është në dëm të vendit, fatkeqësisht çdo herë duhet të heshtet, a çdo e mirë që na vjen nga Bota Islame apo nga Turqia në veçanti heshtet, sikur nuk ka ndodhë asgjë!
E çdo paragjykim që lidhet me muslimanët, e vendet Islame stërmadhohen, e bëhen top-lajm.
Kosova u sprovu me Koronavirus, që erdh nga Italia, konkretisht nga shtetas Italian, gjë që u hesht e nuk u zmadhua, sikur ska ndodhë asgjë.
Paramendoni sikur të kishte qenë arabë apo turk!…🤔
A thua çka do të shkruanin mediat, analistat, islamofobat etj.?!!
“Po, është katolike nga Italia”, andaj mjafton vetëm rezultati pozitiv i koronavirusit!
A sikur të ishte diagnostifikuar me këtë virus vëllau i Myftisë apo ndonjë hoxhë me emër, besoj se lajmi do ishte bombastik në shumë ballina të mediave.
BIK- u që i përfaqëson 96% të popullatës së këtij vendi, që i mori hapat konkret duke i respektuar qëndrimet e OBSH-së dhe Qeverisë, i mbylli xhamitë, e që është një prej vendimeve më të rënda, dha rekomandime shumë të fuqishme se si të veprohet në këtë situatë, shumë media e përmendën kalimthi, e disa prej tyre as nuk e përmendën fare. E për çudi, asnjë anëtar i Qeverisë nuk e bëri bujë, bile as nuk e shpërndau komunikatën e Myftiut të Kosovës, kur po diskutohet për frekuentinin e xhamive, ku përfshinë me mijëra besimtar.
E në anën tjetër del zv.Kryeministri Abdullah Hoti, publikon komunikatën e Ipeshkvisë së Kosovës, sikur të ishte zëdhënës i tyre, e që përfshinë një numër të vogël të qytetarëve, në krahasim me mbi 800 xhami, që shtrihen në tërë territorin e Kosovës.
Z. Hoti, mos u bë për dikën njerkë, e për dikën nënë, se kjo ma shumë i përngjan servilizmit!
A je zv. Kryemistër i të gjithë qytetarëve apo vetëm i 2%?!!
Ose, leje postin në Qeveri, e kthehu në zëdhënës të Ipeshkvisë, se edhe aty ka punë, pasiqë ka filluar më mbajt organizime zyrtare Presidenca, tani mund ta vazhdoni ju. Nuk e di deri kur do të vazhdohet me anashkalimin e BIK-ut, e cila përfaqëson 96% të muslimanëve në Kosovë?!!!

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit