1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Pse janë të heshtura masat muslimane shqiptare kundrejt Islamofobisë – Ervin Hatibi

Më të lexuarat

Profilizimi klerikalist apo komunitarist që ka marrë përfaqësimi islam ndër shqiptarët le pa mbuluar një shumicë të heshtur muslimanësh të thjeshtë të cilët nuk e gjejnë dhe nuk mund ta gjejnë dot veten as në retorikat rigoriste-ritualiste të imamëve tanë të rinj, as në agjendat e politizuara globaliste të veprimtarëve të rinj komunitarë e aq më pak në inaktivitetin dhe inferioritetin e organizatave të Islamit “zyrtar”. Kur të pakësohen gjykatësit dhe të shtohen avokatët në minberet e xhamive tona, kur veprimtarët tanë të pushojnë së sjelluri si diasporë dhe të braktisin diskursin minoritar të konspiracioneve alarmiste i cili prodhon vetëm geto që nuk na nxënë dot, vetëm kur organizmat “zyrtare” të Islamit të braktisin profilizimin e tyre si anekse firmash ndërtimi, dhe t’i kthehen mecenatit të kulturës dhe mbrojtjes se traditës e natyrës në vend, vetëm atëherë mbase do të mund të shohim sesi shumica e heshtur muslimane e shqiptarisë vetvetiu do mbrojë dinjitetin e vet. Se feja dhe prejardhja janë dinjitet. Nuk mundet dot shumica e heshtur e muslimanëve shqiptarë të identifikohet me faktet e kryera që ofron retorika ekskluziviste e qarqeve të ngushta klerikalo-komunitariste, me stërhollimet frikësuese të detajeve që i ofrohen para thelbit të mëshirshëm të Islamit, nuk mund të pranojë shumica e heshtur e muslimaneve shqiptarë te rrezikojë duke u identifikuar në këto kohë të turbullta me një avangardë që shpesh duket se vepron për interes të të tretëve larg nesh duke shpërfillur historinë dhe çështjen kombëtare. Sa kohë që lokomotiva e imamllarëve dhe veprimtarëve muslimanë nuk do tregojë haptas një itinerar të përgjegjshëm e te besueshëm, nuk ka për t’iu lidhur ndonjë vagon prapa. Dhe për të vazhduar me metafora mjetesh transporti, po kujtoj edhe hadithin fisnik i cili thotë se kur ata që gjenden në kuvertë të anijes, nuk u japin ujë atyre që janë në hambar, ata poshtë në hambar do shpojnë anijen për të pirë ujë deti, e anija e gjitha do të mbytet.

Ervin Hatibi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit