Që je një Anti-Mysliman, nuk ke nevojë ta thuash, ajo dihet që moti. Por që je i turpëruar me këtë urrejtje patetike ndaj Islami dhe myslimanëve, kjo është një e vërtet e hidhur. Fjalët e tua janë tamam një mentalitet i trashëguar komunist, që flet plot urrejtje dhe pa asnjë argument shkencor historik.
Që Islami është fe paqësore dhe e drejtësisë absolute, kjo është një e ditur e madhe për atë që e studion mirë Islamin. Shumë studiues që nuk kanë qenë mysliman, janë dorëzuar para fakteve që dëshmojnë për madhështinë e Islamit. Jo pse profeti Muhamed parashikoi kështu se ai ishte vetëm një Profet që përcolli mesazhin, por se Islami është fe e zbritur nga Zoti i Gjithësisë dhe është një garanci se Kurani është udhëzimi më i mirë për njerëzimin. Njerëzimi do të jetë i humbur përderisa nuk do të merr udhëzimet që i dha Zoti i njerëzimit për ta.
Nuk duhesh të kesh frikë por duhesh të tregohesh më i hapur për të kuptuar të vërtetën. Ju, sa për informim një këmbë e keni mbi tokë, e tjetrën brenda saj. Nuk dihet edhe sa kohë keni në këtë botë, jetoje atë duke u treguar më i hapur, tolerantë dhe duke dal nga mendësia komuniste.
Për fund të them se unë jam Mysliman se kështu ka kërkuar Zoti im, Krijuesi im. Me këtë unë trasojë një rrugë që e kanë trasuar njerëz të mirë, që njerëzimi ka parë vetëm të mira nga. Mos të shkuar në histori të largët, po unë jam ai Myslimani që kontribuoi në Lidhjen e Prizrenit, Lidhjen e Pejës, që i ka kontribuar harmonisë fetare, që ka qenë armik i betuar i monizmit, që lufton për çdo ditë korrupsionin, padrejtësinë në shoqëri, që u ofron shpresë njerëzve atëherë kur komunistët si puna e juaj ua kanë prishur ëndrrat për të qenë një vend normal.
Nexhmedin Kalisi