1.1 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Pse Izraeli po sulmon Sirinë?

Më të lexuarat

Çfarë përfiton Izraeli duke sulmuar Sirinë pas përmbysjes së Asadit?

Nga Justin Salhani dhe Simon Speakman Cordall, Al Jazeera

Pas rrëzimit të Bashar Assad-it, Izraeli ka shkelur hapur territorin e Sirisë, fqinjit të tij.

Që nga ikja dramatike e Basharit drejt Rusisë të dielën, Izraeli ka sulmuar Sirinë mbi 400 herë. Pavarësisht protestave nga OKB-ja, ushtria sioniste ka nisur një inkursion ushtarak në zonën tampon që ka ndarë të dy vendet që prej vitit 1974.

Udhëheqësi i HTS Ahmed al-Sharaa, i njohur gjithashtu si Abu Mohammad al-Julani [Al Jazeera]

Këto sulme vijnë ndërkohë që Siria përpiqet të dalë nga një periudhë prej 53 vitesh nën sundimin dinastik të familjes al-Assad.

Gjatë muajve të fundit, Izraeli ka sulmuar edhe Libanin dhe ka vazhduar një luftë të cilësuar si gjenocid ndaj popullsisë së rrethuar në Gazë. 

Por, pse Izraeli po sulmon Sirinë tani? Ja çfarë duhet të dini:

Pse Izraeli po sulmon Sirinë?

Izraeli prej vitesh ka justifikuar sulmet në Siri duke pretenduar se po shënjestron objektiva ushtarake iraniane. Megjithatë, Irani ka deklaruar se asnjë nga forcat e tij nuk është aktualisht e pranishme në Siri.

Në këtë fazë, Izraeli pretendon se fokusi i tij është shkatërrimi i infrastrukturës ushtarake siriane. Ai gjithashtu pretendon se synon të pengojë që armët të bien në duart e “ekstremistëve,” një term që e ka përdorur për një sërë grupesh, përfshirë së fundmi Hayat Tahrir al-Sham (HTS), grupin kryesor të opozitës siriane që udhëhoqi përmbysjen e Assad-it.

Çfarë ka goditur Izraeli?

Izraeli thotë se ka shënjestruar objekte ushtarake si depo armësh, depo municionesh, aeroporte, baza detare dhe qendra kërkimore.

Gjithashtu, ka vendosur trupa ushtarake në zonën tampon pranë Lartësive të Golanit, e cila ndan Sirinë nga Izraeli. Kjo zonë, që nga viti 1974, ka qenë zyrtarisht e çmilitarizuar në bazë të një marrëveshjeje armëpushimi të ndërmjetësuar nga OKB-ja.

INTERACTIVE - Israel pounds targets across Syria-1733897220

Izraeli kontrollon rreth dy të tretat e Lartësive të Golanit, ndërsa zona tampon – një hapësirë prej 400 kilometrash katrorë – administrohet nga OKB-ja. Pjesa e mbetur është nën kontrollin e Sirisë.

Ndërkohë, forcat siriane raportojnë se tanket izraelite kanë përparuar nga Lartësitë e Golanit drejt Katanas, një zonë vetëm 10 kilometra larg territorit sirian dhe pranë kryeqytetit Damask. Megjithatë, burimet ushtarake izraelite kanë mohuar këto pretendime.

INTERACTIVE - Israel grabs land in the Golan Heights Syria-1733833910

Përveç më shumë se 100 sulmeve mbi Damask, Izraeli ka kryer sulme edhe në Al Mayadin në lindje, Tartous dhe Masyaf në veriperëndim, në vendkalimin Kusayr drejt Libanit, si dhe në aeroportin ushtarak Khalkhalah në jug të vendit.Udhëheqësi i HTS Ahmed al-Sharaa, i njohur gjithashtu si Abu Mohammad al-Julani [Al Jazeera]

Cili është justifikimi i Izraelit për këtë sulm të fundit ndaj një kombi sovran?

Justifikimi kryesor i Izraelit është se po vepron për të mbrojtur veten.

Kryeministri Benjamin Netanyahu deklaroi të hënën për gazetarët se ish-territori sirian pranë Lartësive të Golanit, që ka qenë zonë e çmilitarizuar që nga viti 1974, do të mbetet pjesë e Izraelit “në përjetësi”.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Sa’ar, ka mbrojtur sulmet e fundit që nga e diela, duke argumentuar se ato kanë pasur si objektiv vetëm shkatërrimin e vendndodhjeve të dyshuara të armëve kimike dhe raketave me rreze të gjatë veprimi, me qëllim parandalimin e kapjes së tyre nga grupet e armatosura që kundërshtojnë ofensivën e vazhdueshme të Izraelit ndaj fqinjëve.

Gjatë një konference për mediat ndërkombëtare, Sa’ar tha se Izraeli po vepronte “në mënyrë parandaluese”.

“Kjo është arsyeja pse kemi sulmuar sistemet e armëve strategjike, si, për shembull, armët kimike të mbetura ose raketat me rreze të gjatë veprimi, për të shmangur rënien e tyre në duart e ekstremistëve,” tha ai.

Çfarë kërkon Izraeli nga Siria?

Qëllimet e Izraelit mbeten ende të paqarta.

Qeveria izraelite nuk ka bërë asnjë deklaratë të qartë përtej pretendimit se po vepron “në interes të mbrojtjes së Izraelit”.

Megjithatë, disa figura të shquara izraelite kanë ndarë pikëpamjet e tyre për atë që mund të ndodhë më tej. Benny Gantz, kreu i partisë së Unitetit Kombëtar dhe një kundërshtar i Netanyahut, deklaroi të hënën se kjo është “një mundësi me përmasa historike” për Izraelin. Ai i bëri thirrje politikëbërësve izraelitë që të “zhvillojnë marrëdhëniet me druzët, kurdët dhe grupet e tjera në Siri”, duke sugjeruar se Izraeli mund të krijojë lidhje me grupet që tradicionalisht kanë kundërshtuar koalicionin e opozitës së armatosur që rrëzoi regjimin e al-Assad-it.

Po atë ditë, The Times of Israel intervistoi një studiues dhe ish-ushtarak izraelit, i cili e çoi më tej sugjerimin e Gantz-it. Ai propozoi që Siria të ndahet në një sërë kantonesh, ku secili prej tyre të ketë lirinë të bashkëpunojë me aktorë të jashtëm, duke përfshirë Izraelin.

“Shteti-komb modern në Lindjen e Mesme ka dështuar,” deklaroi ish-koloneli Anan Wahabi, i cili identifikohet si pjesëtar i pakicës Druze. /Tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit