12 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Pse Izraeli është tërbuar me aktoren Emma Watson?

Më të lexuarat

Yjet e filmit, duke përfshirë Mark Ruffalo, Susan Sarandon, Gael Garcia Bernal dhe Vigga Mortensen, mbështetën aktoren Emma Watson pasi postimi i saj në mediat sociale për solidaritetin palestinez u kritikua nga autoritetet izraelite.

“Ne bashkohemi me Emma Watson në mbështetjen e mesazhit të thjeshtë se ‘të jesh në solidaritet do të thotë të veprosh’, i cili përfshin solidaritetin me luftën palestineze për të drejtat e njeriut sipas ligjit ndërkombëtar,” thuhet në një deklaratë të nënshkruar nga më shumë se 40 emre të filmit.

“Ne e njohim fuqinë e pabalancuar mes Izraelit, si një fuqi pushtuese, dhe palestinezëve, një popull nën okupim ushtarak dhe aparteid”, thuhej në letër.

Javën e kaluar, Watson ndau një foto të një mitingu pro-palestinez në profilin e saj në Instagram me frazën “të jesh në solidaritet është të veprosh”.

Zyrtarët izraelitë ishin të shpejtë për të dënuar njoftimin, i cili u pëlqye nga më shumë se një milion përdorues.

“Dhjetë pika për Griffindor për antisemitizëm,” shkroi në Twitter ish-ambasadori izraelit në OKB, Danny Danon, duke iu referuar filmave “Harry Potter” për të cilët Watson është më i njohur.

“Fiksioni mund të jetë efektiv në Harry Potter, por nuk funksionon në realitet,” shkroi ambasadori izraelit në OKB, Gilad Erdan.

“Nëse do të funksiononte, magjia e përdorur në botën e magjisë mund të eliminonte të keqen e Hamasit (i cili shtyp gratë dhe kërkon zhdukjen e Izraelit) dhe PA (autoritetet palestineze që mbështesin terrorin). Unë do ta mbështes këtë”, ka shkruar ai.

Në një deklaratë, punonjësit e filmit dënuan antisemitizmin dhe islamofobinë.

Ndër nënshkruesit e kësaj letre janë James Schamus, skenaristi i vlerësuar me çmime, Asif Kapadia dhe Mira Nair, regjisorë të nominuar për Oscar, Ken Loach, fituesi i Palmës së Artë dhe producenti Oren Moverman.

“Ne kundërshtojmë përpjekjet izraelite për të zhvendosur me forcë familjet palestineze nga shtëpitë e tyre në rrethet e Jeruzalemit Lindor, Sheikh Jarrah dhe Silwan dhe vende të tjera në Territoret e Pushtuara Palestineze”, thuhet në letër. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit