1.4 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Pse Irani refuzon të godasë realisht Izraelin?

Më të lexuarat

Një hakmarrje teatrale, kështu mund të përmbledhim shiun e raketave iraniane që ranë mbi Izraelin të martën në mbrëmje. Ashtu si prillin e kaluar, përgjigja e udhëhequr nga Teherani kundër shtetit hebre u telefonua fjalë për fjalë. Qëllimi i ajatollahëve është t’u dërgojnë një mesazh partizanëve dhe mbështetësve të tyre, pa i bërë shumë dëm izraelitëve.
Por pse Irani po refuzon të godasë realisht armikun e tij numër një?
Orvatje për përgjigje.

“Ne këtë herë nuk do të përdorim dronë, por raketa balistike. Këto do të synojnë tre kampe të ushtrisë dhe një seli të inteligjencës në veri të Tel Avivit. Pas një ore të shtënave, operacioni do të përfundojë. Faleminderit dhe lamtumirë.” Ky është ndoshta lloji i mesazhit të dërguar nga Irani në Izrael të martën pasdite, disa orë përpara një “hakmarrjeje” që do të ishte shpallur.

Kanali amerikan CNN kishte cekur mbi mjetet e përdorura nga forcat iraniane pothuajse dy orë e gjysmë para sulmit. Pothuajse në të njëjtën kohë, New York Times hartoi një listë të caqeve në izrael, të cilët tashmë ishin evakuuar. Për më tepër, fakti që ushtria izraelite njoftoi papritur, një orë pas fillimit të sulmit, se bregdeti ishte sërish i sigurt, flet shumë. Si mund ta dinte ajo me siguri nëse kjo nuk ishte rënë dakord më parë?

Irani vazhdoi pak a shumë në të njëjtën mënyrë prillin e kaluar, kur Teherani, për herë të parë në historinë e tij, goditi drejtpërdrejt Izraelin duke lëshuar një sërë drone, por edhe raketa, ndaj shtetit hebre. Një operacion i paraqitur në atë kohë si përgjigje ndaj bombardimit të konsullatës së tij në Damask nga Izraeli më 1 prill, i cili shkaktoi vdekjen, ndër të tjera, të gjeneralit Mohammad Reza Zahedi. Duke bombarduar Izraelin të martën në mbrëmje, regjimi iranian synonte të hakmerrej për vdekjen e fundit të liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, si dhe për vrasjen e liderit të Hamasit, Ismail Haniya në gusht.

Një palestinez si viktima e vetme

Çuditërisht, goditja e parë u raportua në veri të Tel Avivit të martën në mbrëmje dhe një numër mbresëlënës predhash fluturuan gjithashtu në drejtim të Nevatimit. Ky qytet, i vendosur në shkretëtirën Negev, është vendi i një baze ushtarake e cila tashmë ishte shënjestruar nga Irani prillin e kaluar. Dhe, si herën e kaluar, praktikisht nuk pati viktima, përveç një palestinez të vdekur të shtypur nga mbeturinat e raketave pranë Jerikos, në Bregun Perëndimor.

Versioni zyrtar do të theksojë se vetëm ndërhyrja e Izraelit dhe aleatëve të tij, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, bëri të mundur shmangien e një masakre të tmerrshme. Një version që synonte t’i bënte njerëzit të besonin se Irani me të vërtetë synonte të dëmtonte izraelitët. Megjithatë, Republika Islamike deri më tani ka refuzuar ta bëjë këtë. Por pse?

Dy hipoteza: durim apo paqe?
Hipoteza e parë, ndoshta më e besueshme, është se Irani, më afër se kurrë është pran posedimit të armëve bërthamore, nuk dëshiron t’u japë izraelitëve (dhe amerikanëve) mundësinë për të shkatërruar instalimet e tij bërthamore deri sa ai ka qëllim. Në këtë skenar, për Teheranin, hakmarrja është një pjatë që shërbehet ftohtë.
Por është gjithashtu e mundur që Irani dëshiron paqe, ose diçka që i ngjan asaj. I vetëdijshëm për dobësitë e tij, regjimi iranian do të favorizonte një rrugë më pak konfrontuese me Izraelin dhe aleatët e tij perëndimorë. Të paktën kështu sugjeroi presidenti i ri i Iranit Masoud Pezeshkian kur iu drejtua Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara javën e kaluar. Në Nju Jork, ai bëri thirrje veçanërisht për një rifillim të marrëveshjes bërthamore në këmbim të lehtësimit nga sanksionet kundër vendit të tij.

Iranianët kanë deklaruar vazhdimisht se kjo marrëveshje – e cila parashikon që vendi të angazhohet që të mos kërkojë më të fitojë armë bërthamore – mund të jetë fillimi i një shkrirjeje të re në marrëdhëniet me Perëndimin. Për më tepër, presidenti Pezeshkian bëri fushatë me premtimin e një de-përshkallëzimi të tensioneve. Një strategji e vërtetuar domosdoshmërisht nga udhërrëfyesi suprem Ali Khamenei, udhëheqësi i vërtetë i vendit.

Luftë totale

Megjithatë, disa rryma brenda regjimit iranian po shtyjnë për luftë totale. Në veçanti, ata u bëjnë thirrje Huthëve të Jemenit që të sulmojnë instalimet e naftës të Arabisë Saudite në mënyrë që t’i vënë flakën të gjithë rajonit. Prandaj, çështja thelbësore nuk është aq shumë nëse Irani është vërtet serioz në dëshirën e tij të dukshme për një shkrirje, por sa kohë mund të zgjasë. Sipas revistës “Foreign Policy”, do të ishte mençuri të merret kjo aspiratë shumë seriozisht. Mbetet për t’u parë se çfarë do të bëjë Izraeli me këtë këshillë.

Burimi: https://www.7sur7.be/

Përktheu nga gjuha Belge: Fehim Fejzullahu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit